Kurti: Po na largohet Evropa e po na rrudhet Kosova

Lorem ipsum dolor sit amet,sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Lorem ipsum dolor sit amet, no sea takimata sanctus est Lorem ipsum dolor sit amet. Stet clita kasd gubergren, no sea takimata sanctus est Lorem ipsum dolor sit amet. no sea takimata sanctus est Lorem ipsum dolor sit amet. no sea takimata sanctus est Lorem ipsum dolor sit amet. sed diam voluptua.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka komentuar deklarimet e Komisionarit të BE-së, Johannes Hahn, se kosovarët duhet të presin ende për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, si datë, Hahn kishte thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë vitit 2020, ndoshta edhe më herët.

E për këtë Kurti ka shkruar:

Për herë të parë një zyrtar i lartë i BE-së përmendi datë për liberalizimin e vizave në Kosovë.

Komisioneri për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, foli e tha: viti 2020!

Datat e mëhershme për liberalizim në vitin 2018, i kishin premtuar veçse Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha.

Të tre këta duhet të japin dorëheqje.

Po ashtu, ky pushtet ia ka borxh 8.200 hektarë shtetit tonë, të cilat ia dha Malit të Zi. E sa për Thaçin, ai mbase tashmë po negocion për liberalizim të vizave për Rusi.

Me këta njerëz po na largohet Evropa e po na rrudhet Kosova. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *