Skype shton transkriptimin në videot live për të ndihmuar njerëzit me probleme me dëgjim

Aplikacioni i bisedave, Skype, do të nisë me transkriptim në video-bisedat live mes përdoruesve, për të ndihmuara ata që kanë probleme me dëgjim.

Lajmi vjen pak pasi “PowerPoint” po shton veçorinë e transkriptimit në kohë reale.

Kjo veçori është pjesë e planit të kompanisë lidhur me Inteligjencën Artificiale.

Opsioni i Skypet për transkriptim mundësohet duke klikuar në butonin “more” dhe ndezjes së opsionit për transkriptim.

E gjithë kjo do të jetë në dispozicion përmes versionit 8 të Skypet në Andriod, iOS, Linux, Mac dhe Windows.

Kompania planifikon të lëshojë edhe përkthimin për 20 gjuhë në “javët në vijim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *