Islamic Relief Kosova” gjatë vitit ndihmoi mijëra familje kosovare, projekte edhe për dimër

Islamic Relief” është një nga organizatat më të njohura të bamirësisë në botë.

Kjo organizatë e ka selinë edhe në Kosovë ku ka ndihmuar mijëra familje kosovare, si në shkollim, vendbanim, mjekim, ushqime e tj.

E përgatitur me staf profesional, kjo organizatë vazhdimisht realizon projekte bamirësie, ku janë të listuara mijëra familje që u është dalë dhe u dilet vazhdimisht në ndihmë.

Në faqen zyrtare në facebook, është publikuar edhe njoftimi për aksionin e radhës:

Kampanja e dimërimit synon që të mobilozjē kapacitetet lokale me qëllim që tu dilet në ndihmë njerëzve në nevojë në një prej stinëve më të vështira për jetesën stinën e dimrit.

Një nga aksionet e fundit është edhe ky më poshtë që synon të grumbullojë mjete për t’ua lehtësuar jetën familjeve në nevojë.

Bild könnte enthalten: 1 Person, Text

Bild könnte enthalten: 1 Person, Text

Islamic Relief Kosova ka në përkujdesje afër 1000 familje me jetimë nga gjithë territori i Kosovës, prej tyre janë :

-100 fëmijë me probleme shëndetësore;
30 fëmijë me sëmundje të rënda ose sëmundje kronike;
-37 fëmijë pa prindër;

-42 fëmijë, respektivisht familje paguajnë çdo muaj qira për banim.

E shuajtëm edhe një brengë, i gëzuam edhe dy jetima.

E shuajtëm edhe një brengë, i gëzuam edhe dy fëmijë jetim.

Posted by Islamic Relief Kosova on E premte, 30 Nëntor 2018

Lavdim Gashi menaxher i Departamentit për ngritje të fondeve lokale, tregon për realizimin e planeve dhe planet për të ardhmen.

Sa arritëm të ndihmojmë fëmijë dhe familje në nevojë për vetëm 10 muaj:

•12.000 familje u ndihmuan me shërbime shëndetsore.
•6366 pako ushqimore u shpërndanë.

•2790 qebe u shpërndanë bashkë me pakot ushqimore.
•4 familjeve u sigurua vendëstrehim.

•2559 familje me jetima dhe raste sociale morrën nga 5-7 kg mish të kurbanit.
•800 bursa mujore për femijë jetim.

•520 çanta dhe mjete shkollore.
•711 femijë jetim morrën dhurata për festën e bajramit.

•107 familjeve me jetima dhe asistencë sociale u siguruam shporeta të druve.
•209 familje u furrnizuan me dru (me gjithsej 791 metra dru).
•58 familje ishin përfituese nga projekti i mjedrave.

•50 familje janë përfituese nga projekti i pulave.
•4 familje ishin përfituese të projektit të dhive.

•2 familje ishin përfituese të mini fabrikave për djath shtëpiak.
•4 bunare u hapën për familjet që nuk kishin qasje në ujë të pijshëm.
•4 banjo u rregulluan.

•76 fëmijëve jetimë u mundesua të vijojnë kurse në matematikë, gjuhë angleze dhe informatikë.
•6 fëmijeve u mundësua t’i vijojnë mësimet në kolegjin privat “Maarif”.

•7 fëmijë jetimë u ndihmuan për ndërhyrje kirurgjike.

Të gjitha këto dhe shumë ndihma të tjera po i përmendim për t’ju falënderuar të gjithë juve që keni dhënë kontribut të arrihen këto vlera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *