Hoxha nga Podujeva: Viktimë ishte polici i cili la vetën për t’iu ofruar siguri të tjerëve, la familjen pa kryefamiljar

Eset Qerimi, hoxhë në fshatin Letanc, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Istog, prej ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, në përpjekje për të parandaluar një grabitje të armatosur në një bankë në qytetin e Istogut.

Qerimi ka shprehur ngushëllime për familjen, ndërsa pas këtij rasti ka parashtruar pyetje se çfarë është duke ndodhur në sigurinë e brendshme, derisa para pak javësh u formua Ushtria e Kosovës, që sipas tij, ofron siguri nga armiqtë e jashtëm.

“Ushtria e Kosovës është ajo që ofron siguri nga armiqtë e jashtëm. Por çfarë po ndodhë me sigurinë e brendshme? Lajmi i vrasjes së policit në Istog, erdhi si rrufe, si një ré e zezë, i cili tmerroi mbarë opinionin kosovarë. Viktimë ishte ai që la anash veten e tij për tiu ofruar siguri tjerëve, një djalë i kësaj toke, një prind i cili la dy vajza bonjake, një grua të vejë, familjen pa kryefamiljarë”, ka shkruar ai, transmeton Llapi.info

Më poshtë postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Kah po shkon shoqëria jonë?

Para rreth dy javësh, kuvendi i Republikës së Kosovës, votoi ligjet me ç’rast hapi rrugën e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Vërtetë ishte lajmi më i gëzueshëm në histrorinë më të re të Kosovës, pas çlirimit të saj dhe shpalljes së pavarësisë.

Ushtria e Kosovës është ajo që ofron siguri nga armiqtë e jashtëm.

Por çfarë po ndodhë me sigurinë e brendshme?

Lajmi i vrasjes së policit në Istog, erdhi si rrufe, si një ré e zezë, i cili tmerroi mbarë opinionin kosovarë.

Viktimë ishte ai që la anash veten e tij për tiu ofruar siguri tjerëve, një djalë i kësaj toke, një prind i cili la dy vajza bonjake, një grua të vejë, familjen pa kryefamiljarë.

Besoj se rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve të fundit, janë alarmi i fundit për institucionet dhe shoqërinë kosovare rreth sigurisë së popullit të saj.

Nesër mund të jetë vonë.

Ka nevojë që në institucionet tona arsimore të ketë me shumë spirtualitet, i cili nuk është shkop magjik, por do të ndikonte pozitivisht në të njejtën linjë me misionin fisnik të shkollave.

Ngushllime familjes Demaj, Istogut dhe mbarë Kosovës.

Zoti e gradoftë me xhennet policin tashmë të ndjerë.

1 thought on “Hoxha nga Podujeva: Viktimë ishte polici i cili la vetën për t’iu ofruar siguri të tjerëve, la familjen pa kryefamiljar

Comments are closed.