Pse quhet dimri, stina më e mirë e besimtarëve?

Thuhet se dimri është një kohë kur njerëzit vuajnë nga çrregullime emocionale sezonale, gjithashtu të njohura si “dëshpërimi dimëror” ose depresioni i dimrit. Megjithatë, është interesante të shihet se si muslimanët e hershëm e kanë mirëpritur dimrin, siç është e qartë se ata e kanë parë nga një prespektivë krejt tjetër.

Këtu janë katër mënyra se si ata përfitonin prej dimrit:
1 & 2 – Agjërimi dhe namazi

Transmetohet se Profeti (a.s.) ka thënë: “Dimri është stina më e mirë për besimtarin. Netët e saj janë të gjata për t’u falur në to dhe ditët e saj janë të shkurta për të agjëruar në to.”

Ahmedi transmeton se Omer Ibn el-Hatabi ka thënë: “Dimri është çmim shpërblyes për besimtarët.”

Ibn Rajab el-Hambali ka thënë: “Dimri është stina më e mirë për besimtarin sepse Allahu e forcon punën e tij në të duke e bërë adhurimin të lehtë. Kjo është sepse në dimër besimtari mund të agjërojë gjatë ditës me lehtësi pa vuajtur nga uria dhe etja. Ditët janë të shkurtra dhe të ftohta e në këtë mënyrë ai nuk e ndien vështirësinë e agjërimit…

Ndërsa sa i përket namazit të natës gjatë dimrit, për shkak të netëve të gjata, njeriu mund të ketë një pjesë për gjumë e pastaj të zgjohet për t’u falur dhe të recitojë të gjithë atë që zakonisht reciton nga Kurani, përderisa edhe gjumin e ka bërë të mjaftueshëm. Pra, mund të kombinojë mes gjumit për të cilin ka nevojë dhe sasisë së zakonshme të recitimit nga Kurani, të cilën e kryen gjatë një dite. Kështu ai përmbush edhe interesin e fesë së tij edhe rehatinë e trupit të tij.”

Ibn Mes’udi ka thënë: “Mirësevini në dimër! Bekimet bien mbi të, netët janë të gjata për t’u falur në to e ditët e tij janë të shkurtra për të agjëruar.” Gjithashtu transmetohet nga ai dhe El-Hasani: “Dimri është një kohë e mrekullueshme.

Netët e tij janë të gjata për t’u falur në to dhe ditët e tij janë të shkurtra për të agjëruar.” Kur ishte kohë dimri, Ubajd bin Umajr thoshte: “O njerëzit e Kuranit! Netët tuaja janë tani të gjata për ju për të recituar në to.
Kështu që recitoni! Ditët tuaja janë tani të shkurtra për ju që të agjëroni. Kështu që agjëroni! Namazi i natës në dimër është i njëjtë me agjërimin e ditës gjatë verës.” Kjo është arsyeja pse Muadhi dëneste në shtratin e tij të vdekjes dhe thoshte: “Unë po qaj sepse do të më mungojë etja që kisha kur agjëroja, namazi i natës gjatë dimrit dhe ulja gjunjë për gjuri (ballë për ballë) me dijetarët gjatë tubimeve të dijes.”

Është transmetuar nga Ahmedi, se Profeti (a.s.) ka thënë: “Agjërimi gjatë dimrit është fitim i lehtë i shpërblimit.”

Ibn Rexhebi e ka komentuar kështu: “Dhe kuptimi i të qenit fitim i lehtë i shpërblimit është se ai është një çmim (shpërblim) që përfitohet pa ndonjë betejë ose përpjekje ose vështirësi. Pra, fituesit të këtij çmimi i është dhënë kjo si një dhuratë pa ndonjë mund nga ana e tij.”