Sa herë që të jesh i mërzitur, apo në hall, mos humb kohë, thuaj këtë lutje profetike që të gjesh zgjidhje,qetësi dhe shpresë :

Sa herë që të jesh i mërzitur, apo në hall, mos humb kohë, thuaj këtë lutje profetike që të gjesh zgjidhje,qetësi dhe shpresë :O Zoti im!Unë jam robi Yt, biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde.Qënia ime është në dorën Tënde, mbi mua zbatohet vullneti Yt, i drejtë është gjykimi Yt.Të lutem me çdo emër që të takon Ty, me të cilin e ke emërtuar veten, që e ke shpallur në librin Tënd, apo që ja ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, apo që e ke mbajtur te fshehtë në diturinë Tënde.Bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim. Me të ma largo brengën dhe mërzinë time!”Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:” Kush i thotë këto fjalë, patjetër që Allahu i Lartmadhëruar do t’i japë zgjidhje problemit të Tij dhe pikëllimin do tia kthejë në gëzim “! Shokët e pyetën: A t’i mësojmë këto fjalë? Profeti salallahu alejhi ue selem tha :“T’i mësojë këto fjalë kushdo që i dëgjon”.Shuajb Rexha