Surja që është e barabartë me gjysmën e Kuranit (video)

I Dërguari i Allahut në një hadith ka thënë: “Sureja “Ez-Zelzele” është e barabartë me gjysmën e Kuranit” surja “El-Ihlas” është e barabartë me 1/3 e Kuranit, dhe surja “El-Kafirun” është e barabartë me 1/4 e Kuranit”.(Tirmidhiu)

Sureja “Ez-Zelzele”
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

1 . Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
2 . Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
3 . Dhe njeriu të thotë: “Çka kjo (që bën këtë dridhje)?”
4 . Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,

5 . Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë
6 . Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
7 . E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.
8 . Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.