Jam kurioz të di deri në cilën moshë kanë jetuar njerëzit në kohën e Nuhut (alejhi selam) ?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sipas asaj që vërtetohet në Islam kuptojmë se mosha e popujve të lashtë, ishte më e gjatë se mosha e njerëzve sot. Kështu që vërtetohet se ata kanë jetuar me qindra vite. Edhe populli i Nuhut është nga ata që jetonin shumë, në bazë të asaj që përmendet në Kuran shohim se jeta e tyre arrinte një shekull e më tepër. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata njëmijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi” (Ankebut, 14)

Kjo është ajo që vërtetohet nga Kurani, se ai ka qenë thirrës te populli i tij nënqind e pesdhjetë vite, kurse sa i përket jetës së tij të saktë se sa ka qenë historianët cekin se ai ka jetuar një mijë e shtatqindë e tetëdhjet vjet. Disa kanë thënë më pak, disa më shumë. Këto gjëra i përmendin Ibën Kethiri në librin e tij “Rrëfime mbi të dërguarit e Allahut” dhe në “Tarihu Taberi”. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi