A duhet të kërkoj leje nga i fejuari për të dalur nga shtëpia?

Pyetje: Eselamu Alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. A duhet gruaja të kërkon leje nga i fejuari (me nikah) për të dalur nga shtëpia? All-llahu i Lartësuar ju shpërbleftë me begatitë më të mëdha në këtë botë dhe në botën e ardhshme.

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Motra muslimane pasi të bëhet nikah (të kurorëzohet), ajo më llogaritet bashkëshorte e atij me të cilin është kurorëzuar. Por përgjegjësia ndaj saj mbetet ende tek prindërit e saj, përderisa ajo është në shtëpi të tyre. E kur të kalojë në shtëpi të burrit të saj, atëherë përgjegjësia kalon tek ai. Kështuqë nuk është obligim për të, (në këtë rast) të pyet bashkëshortin e saj për të dalur nga shtëpia, por mjafton që të pyet prindin apo kujdestarin e saj që e ka në shtëpi, edhepse është e pëlqyer që të respektohet fjala e burrit në mënyrë që të mos shkaktohen probleme ende pa filluar së bashku jetën martesore.

Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Nuk ka të drejtë femra të del prej “shtëpisë së burrit të saj” pa lejen e tij, me pajtimin e të gjithë dijetarëve, edhe nëse atë e urdhëron babai, nëna, apo dikush tjetër. (Fetava – 3/147)

Dhe thotë Shejh Ibn Bazi: Përderisa ajo (bashkëshortja) është ende te familja e saj, nuk ka të drejtë ai mbi të deri të kalon ajo tek ai dhe të jeton në shtëpinë e tij… dhe nuk ka të drejtë ai ta ndalojë të del nga shtëpia e saj, dhe përderisa ajo është te prindërit e saj, përgjegjësinë e saj e kanë prindërit deri të kalon tek ai (në shtëpi të bashkëshortit).

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

About admin

Leave a Reply