A lejohet mbyllja e syve në namaz?

Ka konsensus mes dijetarëve islam se mbyllja e syve gjatë namazit pa arsye është e urryer fetarisht.
Disa prej dijetarëve kanë përmendur se ky gjest është prej veprave të Jehudive. Ndërsa me arsye mund ti mbyllë sytë nëse : sheh nënën, motrën , shërbëtoren të zhveshur apo të huajin.

Imam Kasani ka thënë: urrehet sepse është në kundërshtim me sunetin e Muhamedit alejhi selam, i Dërguari e mbante shikimin në vendin e sexhdes, sepse çdo gjymtyrë ka hise në adhurim po ashtu edhe sytë. Imami i njohur Iz b Abduselam në fetvatë e tij ka thënë: mund ti mbyllë sytë nëse kjo është më afër devotshmëris tek personi.

Iben Kajim në Zadul-Mead thotë: nëse njeriu është më i devotshëm nëse mbyllë sytë për shkak të gjërave që mund ta pengojnë në namaz siç janë: dekoret, stoli, në këtë rast nuk është e urryer apsolutisht një gjë e tillë, por mendimi se mbyllja e syve është e pelqyer është më afër qëllimit të sheriatit. Allahu e di më mirë.

Përshtati: Valdet Kamberi

About admin