Adem Ramadani në Qabe bashkë me shum shok

Adem Ramadani në Qabe bashkë me shum shok

Adem Ramadani, Hazbi Thera, Dhe kompozitori i njohur Kreshnik Avdiu me organizim nga Samet Tours, të gjithë në Mekka

Fjal te bukra nga Hazbi Ahmeti
Në Xhami të Pejgamberit
Themi Zot faleminderit
Nga mëshira jote Zot
Në Medine jemi sot
Plot vëllezër dashamir
Më të mirët mysafir
Thellë nga zemra del një za
Për gjith ju po bëj dua
Zoti t’mirat ua shtoftë
Muslimanët i gëzoftë
Jem një trup e një ummet
Sali ala Muhammed

Autor: HazbiTherra Ahmeti. ( Elhamdulil-lah )

Po ashtu edhe nga Kreshnik Avdiu –
Nuk ka namaz që po falim në Qaben e bekuar, e që pas tij të mos falim namaz xhenazeje! Njejtë ishte edhe në Medinen e përndritur! Kjo po na bën ta kujtojmë edhe më shumë ditën kur edhe ne do ndahemi nga kjo botë, ashtu siç u ndanë dhe po ndahen këta para neve! Vërtetë ne jemi të krijuar dhe të afatizuar, andaj i lutemi Zotit që s’ka fillim e mbarim, që fundin ta kemi të mirë dhe Ai të jetë i kënaqur me ne, duke shpresuar që jeta e përjetshme të jetë në xhennetet ku rrjedhin lumenj e ku brenga s’do ketë më kurrë!
Ja pra dhe disa foto nga Qabja e bekuar

administrator

Related Articles