Apple gjobitet për ngadalësimin e baterive të iPhone-ëve të vjetër

Apple iu ishte përgjigjur kërkesave në fund të vitit të kaluar ndaj akuzave se ishte duke ngadalësuar iPhone-ët e vjetër, me qëllim që klientët të blinin modele më të reja.

Kompania u akuzua për dërgimin e përditësimeve që penguan procesorin, gjë që rezultoi në një rënie të performancës. Apple pranoi se po bënte këtë por për arsye krejtësisht të ndryshme.

Megjithatë, u godit nga paditë dhe hetimet nga organet e mbrojtjes së konsumatorit. Një konsumator mbikëqyrës në Itali ka gjobitur kompaninë për këtë praktikë e cila quhet edhe ‘vjetërsi e planifikuar’.

Apple shpjegoi më pas se e bëri këtë në mënyrë që pajisjet me bateritë më të vjetra dhe të degraduara të mund të pengoheshin nga mbyllja aksidentale. Kjo mund të ndodhë kur ka kërkesë energjie dhe procesori vjen nën ngarkesë të rëndë. Ndonjëherë, këto bateri nuk mund ta përballojnë atë pikë dhe pajisja fiket papritmas.

Kjo nuk ka qetësuar vëzhguesin e Italisë i cili ka gjobitur kompaninë me 10 milionë euro për “përshpejtimin e procesit të zëvendësimit” të pajisjeve duke dërguar përditësime që “shkaktuan disfunksione serioze dhe zvogëluan dukshëm performancën”.

Samsung kishte mohuar përdorimin e përditësimeve për të kufizuar CPU performancën në pajisjet e saj, por është gjobitur me 5 milionë euro nga mbikëqyrësi për të njëjtën arsye.

Apple është gjobitur gjithashtu për mos dhënien e informacioneve të qarta për mënyrën e ruajtjes dhe përfundimisht zëvendësimit të baterive në telefonat e mençur.

Kompanitë nuk kanë komentuar ende për këtë. /Telegrafi/

About admin