Apple po e teston një iPhone të ri, me tri kamera në pjesën e pasme dhe portin mbushës USB-C (Foto)

Apple po e teston një iPhone të ri, me tri kamera në pjesën e pasme dhe portin mbushës USB-C (Foto)

Kur të lansohet iPhoni i ri, pritet të ketë avancim të madh të kamerave, si dhe mënyrë tjetër të mbushjes së baterisë.

Gjiganti nga Silicon Valley, po e teston një kamerë me dy lehta, që do të vendoset në pasardhësin e iPhone XS Max, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, mund të zë në kuadër një peizazh shumë më të gjerë dhe të thellë, si dhe me rezolucion shumë më të lartë. Funksioni Live Photos, që zgjatë tre sekonda, me kamerën e re do të zgjatë deri në gjashtë sekonda.

I njëjti telefon, do të mbushet me portën USB-C, për dallim prej aktualit Lightning. Prej vitit 2012, Apple shfrytëzon portat Lightning, por në pajisjen e re që pritet ta sjellë së shpejti kjo do të ndryshojë.

Kjo kabllo i përshtatet iPhone të ri, por edhe pajisjeve tjera prej Samsung deri Huawei. /Telegrafi/

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.