Cila është ajo sëmundje e cila nuk ka ilaç ?

Muslimi e ka shënuar në Sahihun e vet hadhithin që e ka treguar Xhabir bin Abdullahu , r.a., ku thuhet se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Çdo sëmundje ka ilaç. Njohja e ilaçit të vërtetë do ta shërojë sëmundjen me lejen e Zotit”.

Në Musnedin e imam Ahmedit, Usame bin Sharik ka treguar se ka qenë aty kur një grup arabësh kishte shkuar te i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe e kishte pyetur:
“O i Dërguari i All-llahut, a duhet të shërohemi?”
Ai ishte përgjigjur: “Vërtet, o robtë e Zotit, përdorni ilaçet. Për çdo sëmundje që e ka krijuar All-llahu, Ai e ka krijuar edhe ilaçin, përveç njërës”.
Arabët e pyetën: “Cila është ajo sëmundje e cila nuk ka ilaç?”
Ai u përgjigj: “Pleqëria”.

About Afrim Tepelena