Djali qe donte te bente Zina(imoralitet)

Një ditë Pejgamberit a.s i erdhi një djalë i ri në pranin e tij. Djali ishte shumë i mërzitur. Djali i thotë Pejgamberit a.s “O i dërguarii All-llahut më jep leje të bëj zina. Tashmë nuk duroj dot. Ata që ishin të pranishëm u nevrikosën shumë nga fjalët që po fliste djali i ri dhe erdhën drejtë tij. Disa filluan ta qortojnë e disa i erdhën afër për ti mbylur gojën. Kishte dhe nga ata që donin ti gjuanin. Por shembulli i mëshirës Pejgamberi a.s jo vetëm që nuk lejoi asnjërin të bënte atë që donte por e dëgjoi djaloshin me vëmendje. Pastaj e thirri pranë tij e uli afër gjunjëve të vet dhe e pyeti: “ A do dëshiroje që një gjë të tillë ta bënin me nenën tënde?

Djaloshi: “Nëna dhe babai dhënshin jetën për ty sigurisht që nuk do doja” Pejgamberi a.s: “ asnjë njeri nuk do që të bëhet një gjë e tillë me nënat e tyrePor nëse do kishe nje vajzë a do të doje që dikush të bënte nje gjë të tillë me të? Djaloshi: “ O i dërguari i All-llahut dhënsha jetën per ty sigurisht që nuk do doja” Pejgamberi a.s: “asnjë njeri nuk do donte që një gjë të tillë tu bënte vajzave të tyre” Dakord po nëse ke hallë apo teze a do doje që dikush ta bënte një gjë të tillë më toJo o i dërguarA do doje që të bëje zina me motrën e dikujt tjetër? Jo o i dërguari i All-llahut xh.sh nuk do doja. Dhe Pejgamberi a.s i mbaroi fjalët e tij kështu: “Asnjë njeri nuk do që dikush të bëjë një punë të tillë me hallën, tezen, motrën e tyre etj..” pastaj Pejgamberi a.s bëri dua për djaloshin e ri. •••

Disa transmetues thonë se ky djalosh ka qënë një djalë i quajtur Xhulejbib i cili nuk arriinta ta zotëronte veten përballë epshit të tij dhe midis shokëve ë pejgamberit a.s kishte një nam të keq. Por pas kësaj ngjarjeje që ndodhi me Pejgamberin a.s ai ndryshoi komplet. Atij nuk dëshironte askush ti jipte vajzë por me ndërmjetësimin e Pejgamberit a.s atë e martuan. Pak pasi u martua ra dëshmorë në një luftë. Në fund të luftës Pejgamberi a.s pyeti shokët e tij a keni ndonjë mangut? Ata u përgjigjën jo o i dërguar. Ju nuk keni asnjë mangut por unë kam një mangut tha Pejgamberi a.s dhe shkon tek koka e Xhulejbibit dhe tha: “Xhulejbibi është nga Unë e Unë jam nga Xhulejbibi”.

Marrë nga libri pjesë historike nga jeta e Pejgamberit a.s vëllimi 3

About admin

Leave a Reply