E gjithë bota e shokuar nga masakra në Zelandën e Re, reagojnë liderët

E gjithë bota e shokuar nga masakra në Zelandën e Re, reagojnë liderët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi e tronditur pas sulmit në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re. ‘Jam e pikëlluar bashkë me zelandezët dhe bashkëqytetarët e tyre, që në mënyrë paqësore po faleshin në xhamitë e tyre dhe u vranë nga urrejtja raciste. Ne qëndrojmë krah për krah kundër një terrori të tillë. Pas sulmit të përgjakshëm në Zelandën e Re reagoi edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai u shpreh se ‘jemi thellësisht të tronditur nga krimi brutal në Christchurch.’Sulmi ndaj dy xhamive ka shaktuar të paktën 49 viktima e shumë plagosur

Kryeministri australian, Scott Morrison bëri fjalë të premten në mëngjes për një sulm të kryer nga një ‘terrorist ekstremist, me orientim të djathtë dhe të dhunshëm’. Ai tha se terroristi ishte një qytetar i lindur në Australi.

Ndërsa në një fjalim në televizion, kryeministrja Jacinda Ardern e quajti këtë sulm si një ‘nga orët më të errëta të Zelandës së Re’. . ‘Në Zelandën e re nuk ka vend për dhunë ekstremistësh…ne nuk jemi të tillë’, tha Ardern. U sulmuam sepse ‘përfaqësojmë diversitetin’, tha Ardern.

Të premten reagoi menjëherë pas sulmeve edhe presidenti turk, Erdogan. Ai shprehur ngushëllime për viktimat dhe tha se ato ‘janë shembulli i fundit i racizmit në rritje dhe islamofobisë.’

Gjakderdhje në dy xhami

Mediat lokale kanë raportuar, se një person i maskuar kishte qëlluar pa dallim në xhami, ku ndodheshin qindra besimtarë myslimanë. Më vonë u dëgjuan të shtëna në një xhami tjetër në periferi të Christchurch.

Sipas të dhënave të një dëshmitari okular një person i bardhë hyri në xhaminë Al-Noor dhe ‘qëlloi mbi këdo që ishte para tij’. Të tjerë bënë fjalë për masakër dhe gjakderdhje. Policia australiane ka arrestuar ndërkohë tre burra dhe një grua.

Një person rreth 20 vjeç është akuzuar për vrasje. Të katër personat kishin qëndrime ekstremiste të djathta.

Sipas raportimeve në media janë gjetur edhe lëndë shpërthyese në automjete, të cilat janë çaktivizuar. Policia bëri fjalë për akt terrorist. Në të gjithë vendin është ngritur shkalla e sigurisë./DW

Related Articles