E ka humbur dikush shpresën tek drejtësia e Zotit? Nëse po atëherë lexoje këtë sepse je duke gabuar

Musai a.s. e pyeti Allahun e Madhërishëm, duke i thënë:

“O Zot, më trego si është drejtësia jote?Allahu i Madhërishëm i tha:

“O Musa, shko te kroi (burimi i ujit) dhe vetëm përcjell se çfarë do të ndodh atje!”

Pas pak erdhi një ushtar me kalin e tij.

Ai piu ujë nga burimi, por një qese me lira që e kishte me vete e harroi aty!

Dhe pastaj kalorësi shkoi.

Pas tij, aty erdhi një fëmijë, edhe ai piu ujë.

Fëmija e gjeti qesen me lira aty, andaj e mori dhe shkoi!

Më vonë, aty erdhi një plak i moshuar.

Edhe ai piu ujë dhe u ulë pranë burimit për të pushuar, sepse ishte i lodhur mjaft.

Kur kalorësi e merr vesh se e kishte harruar qesen me lira, u kthye përsëri te burimi i ujit për ta marrë.

Mirëpo, nuk e gjeti aty.

Atëherë e pyeti plakun se ku është qeseja e tij me lira?

Plaku u përgjigj se din asgjë në lidhje me lirat.

Atëherë kalorësi, i bindur se ja kishte marrë plaku lirat, e goditi plakun me shpatë dhe e la të vdekur në vend!

Ato momente, Musai a.s. i cili po i përcillte këto ngjarje tha në vete:

Allah, Allah! Tjetër kush i mori lirat, ndërsa plaku u mbyt pa faj!

Çfarë drejtësie është kjo, o Zoti im!?

Allahu i Madhërishëm ju përgjigj Musait a.s.:

“O Musa, plaku që mbeti i vdekur aty pa faj, ai ishte vrasës i babait të kalorësit, ndërsa fëmija që i mori lirat, ato i takonin atij, sepse lirat ishin të babait të tij, por kalorësi ia kishte vjedhur babait të fëmijës!

Ja, o Musa, çdo gjë u kthye në vendin e vet! Kjo është drejtësia Ime!”

Andaj nuk duhet të paragjykojmë për asgjë, sepse nuk e dimë atë që është e fshehtë!

About admin

Leave a Reply