Ebu Hanifja në moshën 11 vjeçare përfaqësoi muslimanët në një konferencë ndërkombëtare…

Imam Ebu Hanife ka qënë një ndër njerëzit që kanë lënë gjurmë në historinë Islame. Biografinë e tij me lejën e Zotit do ta trajtojmë në një tjetër material por këtu do të përqëndrohemi tek një histori e cila ka mahnitur mbare botën. Në moshën 11 vjeçare Ebu Hanifja shkon tek mësuesi i tij dhe e gjen mësuesin në një gjendje jo normalë nga ditët e tjera. Kokën e kishte ulur dhe rrinte duke menduar. Ebu Hanifja e pa dhe i tha:
– Hoxhë persë po qëndron kështu?
– Kam parë një ëndërr dje që më ka lodhur shumë ëndrra. Por mua më kanë thirur në një dikutim rreth ekzistëncës së Zoti dhe në këtë diskutim marrin pjesë Klerikë Kristianë dhe Hebrenj. Ebu Hanifja me sinqeritet i tha:
– Po ti nuk di?!
– Unë di tha hoxha por ata pa argumente fetare duartrokasin njëri-tjetrin dhe kur të dalim nga salla do thonë që fituan ata. Ebu Hanifja i tha:
– Po në ëndërr çfarë patë?!
– Në ëndërr pashë një lis shumë të madh. Një derr ishtë nën lis dhe një degë e vogël e godiste derin.
Ebu Hanifja me shkathtësi i tha:
– Kuptimin e kësaj ëndrre unë e di! Pasi ja shpjegoi ëndrrën i tha: Në vendin tënd do të shkoj unë në supozium.
Hoxha i habitur i tha:
– Ti je 11 vjet dhe si mund të shkosh në një tryezë ndërkombëtare diskutimi?!
– Po unë do shkoj sepse nëse më mundin mua do thonë që mundën një fëmijë. Nëse do i mund un do thonë që na mundi djali i vogël imagjino të vijë hoxha e tij.

Shkoi Ebu Hanifja por nuk shkoi në orarin e saktë shkoi disa ore me vonesë. Në momentin që po dilnin nga salla Ebu Hanifja po futej brenda. Ata e panë u habitën një fëmijë të përfaqesonte muslimanët. E pyeten me habi i thanë:

-Përse erdhe me vonesë?

– Tha: Me duhet të kaloja lumin që të vija këtu. (Lumi i asaj zonë mendohej te ishte Eufrati). Edhe nuk kisha asnjë mjet ta kaloja. Rastësisht uji i lumit më solli disa drasa, pas drasave më solli disa gozhdë, pas gozhdëve mjetet e tjera dhe rastësisht u bë një varkë dhe e kalova. Kreu i konferencës iu tha të pranishmëve:

– A e shikoni përfaqëusesin e muslimanëve si thotë që varka është bërë rastësi edhe ka erdhur. Ebu Hanifja me një zgjuarsi që e karakterizon muslimanin e sinqertë tha:

– Ju nuk beosni që një anije e vogël u bë vet rastësi sa për të mbajtur një fëmijë edhe besoni se këto krijime madhështore, detet, kodrat, malet janë krijuar rastësisht? Sapo dëgjoj këtë kreu i konferencës pranoi Islamin duke thënë: La ilahe il lall-llah Muhammedun resulullah – Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut dhe Muhammedi është i Dërguar i Tij.

Marrë nga ueb faqja e hoxhë Elvis Naçi

About Afrim Tepelena