Emri Muhammed në listën e emrave më të preferuar në Angli dhe Uells

Emri Muhammed në listën e emrave më të preferuar në Angli dhe Uells

Emri Muhammed është renditur i 10-ti në listën e emrave më të preferuar për foshnjat meshkuj që kanë lindur vitin e kaluar në Angli dhe Uells.

Sipas të dhënave të emërtuara “emrat e foshnjave në Angli dhe Uells”, që publikohen çdo vit nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Mbretërisë së Bashkuar (ONS), emri Muhammed është renditur i 10-ti në listën e emrave më të preferuar për vitin 2017. Sipas të dhënave vitin e kaluar, 3 mijë e 691 të porsalindurve meshkuj iu është vënë emri Muhammed.

Emri Muhammed në vitin 2007 ka qenë i renditur i 38-ti në listë, dhe një vit më parë i 8-ti në listë. Sipas të dhënave të ONS emri Muhammed përdoret në disa mënyra shkrimi të ndryshme dhe se ai është listuar i pari në listë në rajonet Midlands-in perëndimor dhe Yorkshire të Londrës.

Theksohet se emrat më të preferuar në të gjithë Anglinë dhe Uellsin, për meshkujt ka qenë Oliver, dhe tek femrat Olivia.

Vitin e kaluar 6.259 fëmijë meshkuj janë emërtuar me emrin Oliver, i cili është ndjekur nga emrat Harry, George dhe Noah.

Po ashtu për 5.204 foshnja femra që kanë lindur vitin e kaluar janë emërtuar me emrin Olivia e cila është ndjekur nga emrat Amelia, Isla dhe Ava.

Në kryeqytetin Londër që ka një popullsi prej 8.6 milionë banorësh, 12 për qind e popullsisë e përbëjnë muslimanët.

Në Mbretërinë e Bashkuar të përbërë nga Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut jetojnë rreth 3 milionë muslimanë./Rtv Islam/

administrator

Related Articles