Fiorentina 3-3 Inter: Notat e lojtarëve, Nainggolan në nivel

Fiorentina 3-3 Inter: Notat e lojtarëve, Nainggolan në nivel

Interi nuk arriti më shumë se një barazim 3-3 ndaj Fiorentinas pas dy fitoreve në Serie A.

Golat për zikaltrit i shënuan Matias Vecino (6′), Matteo Politano (40′) dhe Ivan Perisic (52′).

Ndërsa për Violan golat i shënuan Stefan de Vrij (1′, autogol), Luis Muriel (74′) dhe Jordan Veretout (90+11′).

Festa te goli i Ivan Perisic (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Më i miri për Fiorentinas ishte Veretout, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Federico Chiesa, Vincent Laurini dhe Muriel.

Te Interi më të mirët ishin dyshja Radja Nainggolan-Politano, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Vecino, Perisic dhe Milan Skriniar.

Ai që dëshpëroi me paraqitjen e tij ishte Dalbert, por edhe Marcelo Brozovic. Më poshtë keni notat e lojtarëve:

administrator

Related Articles