Fjale te bukura nga Profeti alejhi selam

Fjale te bukura nga Profeti alejhi selam

Ka thënë i dërguari mëshirë për të gjitha botët, Muhammedi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-:

“Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni”.

“Kush bën një salavat për mua, Allahu do të bëjë për të dhjetë (salavate)”.

Kush ka mundësi prej jush që t’i bëjë dobi vëllait të tij, atëherë le t’a bëjë këtë”.

“I dërguari i Allahut ishte njeriu më i mirë, më bujari dhe më trimi”.

“Vazhdonte Xhibrili të më porosiste për komshiun, derisa mendova se ai (komshiu) do të trashëgonte (komshiun e tij)”.

“Kur të veshi (mbathi) këpucët (shapkat etj) ndonjëri prej jush le të fillojë me të djathtën dhe kur t’i heqë ato të fillojë me të majtën”.

“Ai që është i hipur përshëndet (i pari) me selam atë që ecën në këmbë, ai që ecën përshëndet atë që është ulur dhe grupi i vogël përshëndet grupin e madh”.

“Allahu e ndëshkon atë që i ndëshkon njerëzit në dunja”.

“Me të vërtetë ishtë një pemë që pengonte muslimanët. Një burrë e preu atë dhe hyri në Xhennet”.

“Nuk i lejohet besimtarit t’a bojkotojë (të mos flasi me) vëllain e tij më shumë se tri ditë”.

Përktheu: Brulind Callari

Related Articles