GABIMI QË BËHET NGA MOS KUJDESI DHE MOS PËRGJEGJESIA NUK FALET

Në kohēn e Pejgamberit a.s.ishin disa sehabë duke ndejtur dhe kuvenduar.Kalon një njeri pran tyre dhe ju thotë:ju lutem a ka dikush qe më jep fetfa?njeri prej tyre tha po unë,njeriu i tha:unë kam plag ne krya,a duhet pa tjeter ta laj trupin?
Njeriu iu përgjigj:po pa tjetër.
Ai shkoi në shtëpi dhe lau trupin,por në plagën që kishte mori infektim,dhe pas ca ditëve ndërroi jetë.
Kur i treguan Pejgamberit a.s.ai u hidhërua shum dhe tha: e paska vra njeriun e pa fajshëm,Allahu e vraftë,po pse i ka dhënë fetfa pa e ditur cështjen.
Sikur të thonte,nuk e di do të ishte më mirë,ndaj mban përgjegjësi para Allahut.
O i madhi Allah,po sa e sa herë njerëzit përgjigjen me lehtësim për gjëra që nuk janë të lehta,por kanë përgjegjesi para Allahut.
O Zot na udhëzo në Islamin e vërtetë,na mëso,dhe na bën prej atyre që e njohin veten,ja Rabbel Aleminë.

Hoxhë Zekerija Bajrami

About admin

Leave a Reply