Guardiola: Tottenhami është ekip i fortë, tetë ekipet janë kandidatë për të fituar trofeun

Guardiola: Tottenhami është ekip i fortë, tetë ekipet janë kandidatë për të fituar trofeun

Pep Guardiola ka folur rreth përballjes së tyre me Tottenham Hotspur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Manchester City udhëton te Tottenhami për ndeshjen e parë çerekfinale dhe Guardiola ka thënë se kundërshtarin e njohin mjaft mirë dhe janë një ekip i pabesueshëm.

“Kurrë nuk e di para lojës se sa të freskëta janë këmbët dhe mendjet tona janë. Mendja kontrollon këmbët”, ka thënë fillimisht Guardiola në konferencë për shtyp.

“Të gjitha tetë ekipet e mbetura janë kandidatë për të fituar trofeun. Në këtë fazë ne kemi një kundërshtar të fortë që e njohim mjaft mirë”.

“Ekipi ynë ka treguar se është tepër i fokusuar çdo tre ditë, prandaj jemi këtu. Kemi qëndruar në Londër për të shmangur aeroportet. Kemi darkuar jashtë së bashku dhe patëm më shumë kohë për të folur”.

“Tottenhami nuk është vetëm Harry Kane, por është klub i fortë. Janë të fortë fizikisht në të gjitha repartet. Është një ekip i pabesueshëm. Unë e kam thënë këtë një mijë herë për ta”.

Guardiola në fund tha se Sergio Aguero, Kyle Walker dhe Benjamin Mendy janë mirë dhe mund të luajnë nesër.

administrator

Related Articles