Hajduti i ndershëm Tregim Interesant Lexojeni

Një histori shumë e çuditshme dhe interesante ka ndodhur me një të ri të devotshëm, të ndershëm dhe besnik, edhe pse paksa naiv. Ai kishte vajtur të mësojë mbi fenë tek hoxha i qytetit dhe i ndiqte mësimet me përpikmëri.

Disa ditë para se të vdesë, hoxha i porositi nxënësit e tij:”Dëgjoni more bijtë e mi! Unë nuk i dihet kur mund të ndahem nga kjo botë dhe doja tu lë një porosi shumë të rëndësishme! Asnjëherë mos pranoni të bëheni barrë për njerëzit, sado të afërt qofshin ata! Mos prit hajr nga një i ditur që u zgjat dorën njerëzve! Prandaj, secili prej jush, të merret me zanatin që është marrë babai i tij më parë, por me ndershmëri dhe duke ndjerë prezencën e të madhit Zot në çdo hap të jetës!”

Nuk kaluan shumë ditë dhe hoxha ndërroi jetë.
Të riut tonë nuk i ishin shqitur fjalët e tij të fundit nga mendja.
Pas funeralit, ai vajti tek e ëma dhe e pyeti:”Nënë! Cili ka qenë zanati i babait tim?”

Këto fjalë i ranë si rrufe në qiell të hapur nënës së tij, e cila e tronditur i tha:”Yt atë ka vdekur bir. Përse të duhet të dish zanatin e tij tani?! Shko e mëso ndonjë zanat tjetër dhe lëre zanatin e tët et!”
Por i riu insistoi derisa e ëma nuk pati nga t’ia mbajë dhe i tha:”Yt atë ka qenë hajdut more bir! Nuk doja të ta tregoj, por ti nuk më le shteg tjetër!”

Djali rrudhi ballin dhe i tha:”Sepse hoxha na urdhëroi të mësojmë dhe të merremi me zanatin e babait, të jemi të ndershëm dhe të ndjejmë prezencën e Zotit në çdo hap të jetës!”
E ëma e shtangur i tha:”Ah i mjeri ti i mjeri! E çfarë zanati do na mësosh ti?! Pse, të vjedhësh qenka zanat?!”
I riu, i cili siç e lartpërmendëm kishte dhe doza naiviteti, i tha:”Hoxha kështu na tha!” mandej pa e zgjatur fort doli jashtë dhe filloi të interesohej për zanatin e hajdutit. Mësoi ç’mësoi për këtë zanat, mësoi metodat e vjedhjes, mjetet që përdor hajduti, kohët e përshtatshme etj… dhe kur u ndje gati u kthye në shtëpi.
Atë natë, pasi u fal e u lut, priti derisa të flinin njerëzit dhe të shuheshin dritat e shtëpive.

Tashmë ishte gati të merret me zanatin që ishte marrë i ati, siç e kishte këshilluar hoxha.
Një mendim i tha që t’ia nisë me shtëpinë e fqinjit të tij, por një tjetër i tha se hoxha e kishte këshilluar të jetë i ndershëm. E për çfarë nderi mund të flitet kur vjedh shtëpinë e fqinjit.

Prandaj dhe hoqi dorë nga shtpia e fqinjit dhe iu qep shtëpisë tjetër, por edhe atë e pa të papërshtatshme për të vjedhur. Ajo ishte shtëpi jetimësh, fëmijë pa baba. Në mendje iu kujtuan shumë këshilla të hoxhës për vlerën e përkujdesit për fëmijët.

Jo jo, sbëhet fjalë as këtu – tha me vete dhe vazhdoi të kalojë nga një shtëpi tek një tjetër derisa mbërriti tek shtëpia e një tregtari të pasur, madje të kamur. Ai kishte një shtëpi të madhe, pasuri pa fund dhe një vajzë të vetme. Të gjithë njerëzit e njihnin si pasanikun më të madh të qytetit.

I riu naiv mendoi me vete:”Këtu jam në vendin e duhur!”
Falë mësimeve që kishte marrë rreth vjedhjes arriti të hapë kyçin e derës dhe hyri brenda. U gjet mes dhomave të shumta dhe të mëdha, sallonit të gjatë dhe të dekoruar me lloj-lloj sexhadesh e panoramash. Kaloi nga një sallon në tjetrin, nga një dhomë në tjetrën, derisa më në fund e gjeti kasafortën. Me mjeshtëri e hapi kyçin e saj dhe para tij u shfaq një mori gurësh të çmuar, florinj dhe monedhë e madhe. I ndritën sytë nga gëzimi. Në çastin që u bë gati të marrë sa të mundet, iu kujtua që hoxha e kishte këshilluar të jetë i ndershëm.

“Ka shumë mundësi që ky tregtari të mos e ketë dhënë zekatin (detyrimet e pasanikëve ndaj të varfërve)” tha me vete. Pastaj shtoi:”Ky duhet të japë zekatin sa më shpejt. Ndoshta nuk ka ditur dhe ta llogarisë! Hajt se po e ndihmoj unë!” dhe në çast nxorri ca defterë nga kasaforta, një stilolaps dhe me një fener të vogël që kishte marrë me vete ia nisi të bëjë llogaritë e pasurisë së tregtarit dhe sa duhet të japë zekat për fukarenjtë. Falë aftësive të tij në matematikë, arriti ti llogarisë të gjitha pasuritë e tregtarit dhe shumën e zekatit që duhej të jepte. Shumën e zekatit e zhvendosi mënjanë kasafortës.

U mbush me frymë i lehtësuar dhe hodhi sytë nga dritarja. Sapo kishte filluar të agojë. Me vete tha:”Të jesh i ndershëm do të thotë që edhe lutjet ti kryesh në kohë! Prandaj, tani është koha të lutem e të falem!”

Doli në oborrin e shtëpisë dhe filloi të marrë abdes nga pusi.
I zoti i shtëpisë dëgjoi zhurmën dhe doli në dritare. Sytë i zunë dritën e një feneri të vogël dhe një burri që po pastrohej me ujë pusi në oborrin e tij, në pikë të mëngjesit.

Doli tek dhoma ku mbante paratë dhe pa kasafortën të hapur, defterët të mbushur me shënime dhe një pjesë të pasurisë të mënjanuar. Ndërkohë u zgjua dhe e shoqja e tij, e cila teksa shihte burrin jashtë në oborr e pyeti të shoqin:”Kush të jetë ky?”
I shoqi i tha:”Për Zotin që s’ia kam haberin!”

Ndërkohë i riu në oborr kishte marrë abdes dhe po përgatitej të falej, ndërkohë që ia behu i zoti i shtëpisë i xhindosur i cili e pyeti:”Po ti kush je more?”

I riu i tha:”Hajde të falemi një herë, pastaj flasim sa të duash!”
Këto fjalë e hutuan krejt tregtarin. Menjëherë mori abdes tek pusi dhe u bën gati për tu falur.

I riu i tha:”Hajde bëhu ti imam se ty të takon, je zot shtëpie jo pak!”
I zoti i shtëpisë u frikësua se mos kishte armë me vete, prandaj dhe nuk e zgjati, doli imam.

Pasi përfunduan lutjen e mëngjesit, u kthye nga i riu dhe e pyeti:”Pash Zotin më trego kush je e çfarë bën në shtëpinë time në këtë orë!”

I riu iu përgjigj serbes:”Jam hajdut!”
I zoti i shtëpisë zgurdulloi sytë dhe e pyeti:”Hajdut?! Po ato shënimet në defter dhe paratë që i kishe ndarë mënjanjë, çfarë janë?!”

I riu u përgjigj:”Të llogarita zekatin që duhet tu japësh fukarenjve, gjë të cilën nuk ua ke dhënë për gjashtë vitet rresht! Ti kam llogaritur të gjitha një e më një, madje ti kam ndarë dhe veçmas që të mos lodhesh!|

Tregtarit desh i iku truri nga këto që dëgjoi, prandaj dhe i tha:”Çfarë thua more?! Mos je i çmendur?!”
I riu ia tregoi historinë e tij me hoxhën nga fillimi e gjer në atë moment.

Ndërkohë errësira i kishte lënë vendin dritës së ditës së re dhe tregtari, teksa e dëgjonte i kishte ngulur sytë tek fytyra e tij e njomë, fytyrë e cila i përcillte mirësi, pastërti dhe paksa naivitet. E la të riun të ulur në oborr dhe vajti tek e shoqja, të cilës i tha:”Ç’mendon sikur ta martojmë me vajzën tonë atë vetme?! Nuk kam parë njeri më të ndershëm dhe më të dëlirë se ky djalë! Përveçse fitojmë një dhëndër, do të na duhet për të mbajtur shënim dhe si llogaritar!”

Pasi e shoqja ra dakord, zbriti sërish poshtë dhe i tha të riut:”Çfarë mendon sikur të martohesh me time bijë, të sjellësh nënën tënde dhe të banoni këtu me ne dhe të punosh tek unë si llogaritar?”

I riu u përgjigj:”Po, pranoj!”
Më pas morën dhe mendimin e vajzës e cila pranoi dhe pas disa kohësh bënë dhe dasmën.

Thuhet që ngjarja është e vërtetë.

Secili prej nesh ka në jetën e tij një moment kur një fjalë i ka ndryshuar drejtimin e tij në jetë. Pavarësisht se na duket si diçka që thuhet dhe mund të harrohet, fjala është një energji që depërton thellë në qenien tonë, e mirë apo e keqe qoftë, duke mos u harruar.

About admin

Leave a Reply