humbën Ervisin vetëm 16 vjeç të cilin e rritën plot sakrifica…

humbën Ervisin vetëm 16 vjeç të cilin e rritën plot sakrifica…

E gjithë jeta e tij ka qenë një ecejake nëpër korridoret e spitaleve. Korridore të cilat i duken më të ftohta se varri dhe ku nuk dëshiron të shkelë për asnjë moment. Mustafai dhe Erzeta mes lotëve më tregojnë se si humbën Ervisin vetëm 16 vjeç të cilin e rritën plot sakrifica…
Ervisi nuk jeton më, dhe kjo është një plagë që për prindërit nuk do të mbyllet kurrë. Ndërkohë që sëmundja e Ervisti po përparonte, papritur e njëjta sëmundje i shfaqet edhe Selmanit, djalit të vogël. Kur Ervisi ndërroi jetë nëna nuk shkoi dot ta varroste se i duhej të kujdesej për Selmanin 😢
Selmani vuan nga Aplazia Modulare, një lloj Leuҫemie dhe ka nevojë urgjente për transplant të palcës kurrizore. Mundësia dhe shpresa e fundit për të është ky transplant, dhurues i së cilës do të jetë Anxhela, motra e tij.
Opercaioni duhet të kryhet në Turqi por famijes u duhet të qëndrojnë në Ankara për rreth një vit, dhe nuk kanë asnjë të ardhur për ta përballuar jetesën jashtë vendit. U duhen rreth 20.000 euro. Të mbytur në lot dhe borxhe sytë dhe shpresat i kanë drejtuar tek ne, tek shqiptarët bamirës, për ta është vështirë të mendojnë se i njëjti fat do ta presë edhe Selmanin 7 vjeçar, e vështirë për një prind të fusë në të njëjtën sallë vajzën dhe të birin. Ata kanë nevojë për lujtjet tona, për ndihmën tonë, ju lutem motra e vëllezër shqiptarë, të lutemi për ta, shpërndajeni sa më shumë, lutjet dhe ndihma juaj shpëtoi Musa Baculin, le të bëhemi bashkë edhe për Selmanin 7 vjeçarë. Këto janë te dhënat e kontribimit:
Gofundme: https://www.gofundme.com/firdeus-zvicer
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479
SWIFT CODE: CDISALTR
Zoti ju shpërbleftë!

administrator

Related Articles