Ja çfarë thotë Enis Presheva pas deklaratave islamofobe nga Ramush Haradinaj

Me kushtetutën e vendit tonë njeriu e ka të drejtën me u deklaru cfarë ndjehet dhe cilit komunitet etnik apo fetar i përket. Dhe kjo është pjesa shumë e drejt e kësaj kushtetute. Unë se kam asnjë telashe nëse dikush dëshiron të deklarohet edhe si majmun i Darvinit. Seriozisht nuk e kam! Por mos na e moho perkatesinë, të cilën ta kemi deklaruar haptazi 94% e popullit. Ne jemi aq krenar me përkatësinë tonë sa që ndoshta mundësitë e tua nuk e perceptojnë, por kjo nuk ta jep të drejtën të na e mohosh. E ajo krenari është e veçantë sepse përzgjedhjen e kemi bërë vet. Shumë tjera janë të imponuara, s’ka pasur mundësi përzgjedhjeje. Kuptoje se besimtar nuk je me automatizëm nëse prindërit i ke besimtar. Besimtar përzgjedh të jesh. E të të jipet mundësia të mesosh e të përzgjedhësh të drejtën është privilegj i veçant, që ndjenja për të e tejkalon edhe vet fjalën krenari.

Dhe patjetër më duhet të ta them se e falenderojmë Zotin e Madhëruar edhe që ka krijuar krijesa sikur ty, sepse pa shembuj të tillë nuk do e dinim sa të privilegjuar jemi.

Enis Presheva

About admin