Këshilla e nënës ndaj të bijës

Këshilla e nënës ndaj të bijës

Më poshtë do të shpalosim një këshillë nga një nënë drejtuar bijës së saj, në ditët para daamës. Kjo pasqyron një eksperiencë madhështore dhe të matur, e cila në mënyrë koncize i vendos veprimet më të rëndësishme të cilat një grua duhet t’i marrë në konsideratë me qëllim që ta kënaqë bashkëshortin e saj.
”Oj bija ime! Në qoftë se këshilla nuk do të bënte dobi në sjelljet e moralshme dhe të mira, atëherë nuk do t’ia vlente të të këshilloja. Megjithatë, këshilla sjell ndër mend të harruarën dhe drejton të urtin. Në qoftë se një grua do të hiqte dorë nga martesa për shkak të pasurisë së prindërve të saj apo dashurisë së tyre ndaj saj, atëherë ajo që më së paku do të kishe nevojë për martesë, je ti. Megjithatë, gratë janë krijuar për burrat dhe burrat për to gjithashtu.
Oj bija ime! Tani ti po ndahesh nga një mjedis në të cilin ke jetuar, dhe foleja ku je rritur, në një vendbanim dhe shoqërues të panjohur. Duke u mbështetur në kujdestarinë dhe mbrojtjen e bashkëshortit tënd ndaj teje, ai tashmë është vëzhguesi dhe zotëriu yt prandaj ji shërbyese ndaj tij, dhe ai sigurisht do të jetë shërbyesi ytë. Bëhu toka e tij (në nënshtrim), dhe ai do të bëhet qielli ytë (në mbrojtje). Ruaj për të dhjetë cilësi, të cilat do të shërbejnë si një thesar:
1. Nënshtroju atij duke u shfaqur e përmbajtur (lidhur në atë të cilën ai ta dhuron).
2. Dëgjoje dhe bindju atij në mënyrën më tē mirë.
3. Kujdesu për syrin e tij, që të mos shikojë diçka të shëmtuar tek ti.
4. Kujdesu për nuhatjen e tij, që të mos nuhasë diç erë tjetër përveçë erës sē mirë.
5. Respekto kohët e ngrënies së ushqimit të tij, pasi që sulmi i urisë eshtë shkaktar për xhindosje.

6. Respekto kohët e gjumit të tij, pasi shqetësimi i gjumit shkakton bezdi (merzi).
7. Ruaje pasurinë e tij në mënyrën më të mirë.

8. Kujdesu për fëmijët e tij me mirësi.
9. Mos shkelë ndonjë nga urdhëresat e tij, ngase nëse i shkel ato, do të sjellësh fyerje në gjoksin e tij.
10. Mos ia shpalos të fshehtat e tij, sepse nëse e bënë këtë, nuk do të jesh e sigurt nga hakmarrja e tij.
Gjithashtu, mos u trego e hareshme, kur ai është i brengosur, dhe mos u trego e mërzitur kur ai është i gëzuar, pasi kjo do të ngjallë urrejtje. Mbaje mend, bija ime, se sa më shumë që e kënaq atë, aq më tepër ai të nderon ty. Dhe mos harro se nuk do ta arrish atë çka e dëshiron nga ai, përderisa t’i japësh përparësi dëshirave të tij para tuave.

administrator

Related Articles