KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante momentet e vdekjes.

Tre netët e fundit ishte aq i sëmurë, vuajti aq shumë, sa edhe antarët e familjes vuanin bashkë me të.

Shkoi gruaja e tij te Pejgamnberi s.a.v.s. dhe i tha:
O i dërguar i Allahut: Ai as nuk po shërohet që të qetësohemi edhe ne,, as nuk po vdes që të qetësohet ai, e as nuk po mundet të shqipton shehadetin ( të thotë La ilahe ilallah ..)

(( Në kohët e para të islamit, janë shqetësuar thellë për dikë që ka vdekur pa e shqiptuar shehadetin,, kurse në kohët tona shumë rrallë ndëgjojmë se dikush ka vdekur me shehadetin si fjalë e fundit e jetës së tij )).

Shkoi Pejgamberi s.a.v.s. në shtëpinë e tij, dhe pyeti ku është nëna e tij?
Erdhi nëna dhe e pyeti Pejgamberi s.a.v.s.: Si ishte pua e tij në jetë? Nëna tha: Ishte me namaz, me përmendje të Zotit etj..

Nuk të pyeta për këtë, por të pyeta se si ishte gjendja e tij me Ty ??
Qau nëna dhe tha: Kam frikë të gënjej Ty o i dërguar i Zotit, sepse pastaj shpallja të vie Ty, e më korit mua nëse të gënjeva.
‘ Zemra ime është e hidhëruar ndaj tij’.

E pyeti pse?

Nëna i tha: I buzëqeshur me gruan e tij kurse i mrrolur me mua – Fjalë shumë të mira me gruan e tij, kurse shumë fjalë të rënda me mua –

Ushqim i zgjedhur për gruan e tij kurse me mua ndryshe – kështu edhe në veshje etj etj…

Pejgamberi s.a.v.s. tha: Atëherë ma përgatitni një zjarr që ta djegim para se të digjet tek Zoti !!

Nëna bërtiti: Jooo o i dërguar i Zotit,, pjesën e zemrës time ta djegim në zjarr.. nuk mundem ta përballoj.. Po ia fali, po ia fali, hallall i qoftë.. !
Le të dëshmon Allahu dhe melaqet e Tij, se ia fala, dhe ia dëshiroj xhenetin..!!!

Pejgamberi s.a.v.s. tha: Këtë e deshta prej teje, sepse pa hallallëkun tënd (nëse ti nuk je e kënaqur me të), ky as erën e xhenetit nuk e ndien.. !!!

Pas kësaj, i riu i sëmurë filloi ta shqiptojë shehadetin dhe pas një kohe kaloi tek Allahu me fjalën e fundit: ESH’HEDU EN LA ILAHE
IL-LLLAH, VE ESH’HEDU ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU VE RESULUH.
Me këtë përfundim kështu, shpresohet të futet në xhenet pa u dënuar fare.

ANDAJ:

– Ai që e don xhenetin dhe jo dënimin,, kujdes ndaj nënës së tij dhe respekt maksimal.

– Ajo grua që ia don xhenetit burrit të saj dhe jo dënimin, mos të bëhet shkaktare që t’ia prish raportet burrit të saj me nënën e tij.

About admin

Leave a Reply