KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR LUMTURINË TËNDE?!

KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR LUMTURINË TËNDE?!

Çfarë mendon, çfarë të sjellë lumturi?!

Çfarë mendon, a është fati yt në fitimin e shumave të mëdha, që ke parë tek të tjerët dhe rreth së cilës imagjinon? Ose, ndoshta, mendon se në sferën e duhur do të të shpie kënaqësia e menaxherit dhe drejtorit tënd? Ndoshta mendon se fatin do ta gjesh në shtëpinë komode rreth së cilës fantazon? Ndoshta mendon se të lumtur do të bëj ajo bukuroshja për të cilën kalove natë të tëra pa gjumë? Ndoshta mendon se realizimi i gjithë këtyre do të bëjë të lumtur?!

Jo, assesi. Ndërsa ty motër e respektuar!
Ndoshta ty kalon kohën në pritjen e princit të ëndrrave tuaja? A e ke menduar pamjen e tij, karakteristikat e tij, a i dëgjon fjalët e bukura dhe të këndshme që t’i thotë në veshin tënd? Ndoshta mendon se kjo do të bëj të lumtur? A mendon se do të bëj të lumtur realizimi i fantazive tua? Ndoshta mendon se do të arrish lumturinë nëse përfiton ndonjë pozitë të dëshiruar? Apo ndoshta ke menduar se raca jote, ngjyra e lëkurës tënde dhe prejardhja jote janë parakusht për fatin tënd?

Ah, miku im i dashur … Çfarë mendon, çfarë do të përcaktojë nëse do të jesh i lumtur apo i dëshpëruar? Ju me siguri dëshironi ta dëgjoni përgjigjen!

Nëse doni të dëgjoni përgjigjen, hapni zemrën tuaj për udhëzimin dhe të vërtetën! Dhe e vërteta është: ju jeni i vetmi përgjegjës për lumturinë tuaj!

Kur të vendosësh me bindje ta ndjekësh rrugën e të Dërguarit të Allahut (alejhis-selam); vendimin përplot fuqi , ambicie dhe vullnet të fortë, atëherë mos u brengos për ardhmërinë tënde.

Do të jesh i lumtur, kur krejtësisht të mbështetësh fillimisht në Allahun e Madhërishëm, dhe mandej në fuqinë dhe energjinë me të cilën Allahu të frymëzoi. Bëhu i sigurt në vete, në aftësitë tua, në energjinë dhe talentin, vetëbesimin; beso që mund ta bësh dhe arrish atë që dëshiron…

Do të jesh i lumtur, kur para teje do të hapen dyert dhe të hyjsh në dhomat e mirësive dhe fatit të pafund, madje edhe nëse në këtë botë nuk ke poseduar asgjë.

Ashtu ishte rasti me të Dërguarin e Allahut, Muhammedin (alejhis-selam). U lind jetim, ndërsa Allahu ia dërgoi njerëzimit me këtë fe fisnike. Asokohe, I Dërguari alejhis-selam, nuk posedonte asgjë. Nuk kishte pasuri, nuk kishte pozitë e as pushtet. Nuk mundte ta mbrojë veten dhe shokët e tij nga sulmet dhe shqetësimet konstante. Kurejshitët e keqtrajtonin, e izoluan plotë tre vite, mirëpo uria nuk ia ndërroi mendjen nga objektivi i caktuar. Asnjëherë nuk humbi shpresën, nuk ra në dëshpërim në plotësimin e misionit të tij bujar. Humbja e shpresës ishte e huaj për të, armiku nuk e pati fatin të gëzohet në dëshpërimin dhe mungesën e shpresës. Zemra e tij ishte e fortë, ambiciet madhështore.

Udhëhoqi Ummetin… udhëhoqi botën e xhinëve dhe njerëzve, arab dhe joarab… të gjitha botërat në drejtim të dritës dhe udhëzimit. Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhammed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë.

Ty, me ndihmën e Allahut, je i vetmi i cili me fuqi dhe vendosmëri, mund të bësh diçka dhe të ndryshosh gjërat për të mirë, për veten dhe për të tjerët pranë teje. Nëse ec në rrugën e Allahut, dije se, ke veshur mantelin e lumturisë dhe kënaqësisë.

Burimi: Islambosna.ba
Përshtati: Lutfi Muaremi

administrator

Related Articles