Kuvendi nuk arrin të miratojë emrat e ri të Agjencisë së Akreditimit

Kuvendi i Kosovës nuk arritur të miratoi emrat e ri që janë propozuar nga qeveria për Këshillin Shtetëror të Cilësisë së Arsimit.

Në seancën plenare e cila është duke vazhduar, në momentin e hedhjes në votim të këtyre emrave nuk pati as kuorum ku në votim morën pjesë vetëm 48 deputetë.

Edhe pse dy herë u hodh në votim, emrat e ri të Agjencisë së Akreditimit nuk morën votat e mjaftueshme.

Para se të hidhej në votim ratifikimi i këtyre emrave, ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi ka arsyetuar vendimin e tij duke thënë se pas përfundimit të afatit të publikimit dhe shpalljes publike për thirrje të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, gjithsej kanë aplikuar 35 kandidatë dhe Komisioni i cili ishte formuar mbi bazën e këtij Udhëzimi Administrativ kishte hartuar listën e ngushtë prej 16 anëtarëve.

Ai tha se lista e ngushtë është hartuar mbi kushtet të cilat janë përcaktuar në udhëzimin administrativ, duke pasur parasysh katër fushat profesionale të ndara sipas udhëzimit administrativ.

Ministri Bytyqi tha se në listën e ngushtë janë emëruar 6 anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke u bazuar në dy kriteret kryesore të Udhëzimit Administrativ.

LDK nuk ka marr pjesë në votim , pasi që deputetët nuk votuan për emrat e propozuar për komision hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

About admin

Leave a Reply