Maqedoni, sërish protesohet për shkak të ndotjes së ajrit

Maqedoni, sërish protesohet për shkak të ndotjes së ajrit

Për shkak të moszgjidhjes së problemit me ndotjen e ajrit, sot do të protestohet sërish para Kuvendit të Maqedonisë.

Protesta do të mbahet sot, e shtunë, me fillim prej ora 13:00, transmeton Portalb.mk.

Në njoftim thuhet se: “Mushkëritë tanë e thithin ajrin më të ndotur në botë. A mendoni se e meritojmë apo mendoni se jemi imunë?”, pyesin të revoltuar organizatorët e protestës në njoftimin për protestën.

Ata rikujtojnë se njëra nga shkaqet e vdekjes së hershme është edhe ajri i ndotur në Maqedoni.

Përndryshe, me maska në gojë dhe pankarte në duar edhe të shtunën e kaluar u shprehën të revoltuar për ndotjen e ajrit në Maqedoni.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.