Mos e tradhto gruan!

O ti burrë, gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt e ndjeshme. Nga ti, kërkohet të sillesh me të me butësi dhe të jesh më romantik. Nëse nuk e din se si, ajo në vazhdim t’i drejton dhjetë këshilla romantike, për të cilat ti ke nevojë për to
1. Mos tento ta gënjesh gruan, ngase ajo, do ta dallon se e gënjen nga zëri jot!

2. Mos e anashkalo gruan, kur ajo, më së shumti ka nevojë për ty!

3. Mos e pyet për atë se sa ty të donë, vetëm se atëherë, kur ti i pari ia paraqet asaj dashurinë tënde që e ndjen ndaj saj!

4. Mos e tradhto gruan! Zemra e saj është si qelqi, nëse thehet nuk mundet më të rikthehet në formën e saj të mëparshme!

5. Nëse gruaja qesh, dije se ajo në shoqërimin tënd rehatohet!

6. Nëse ajo të thërret, dije se ajo ka qenë e pikëlluar dhe ka dashur ta dëgjon zërin tënd që të qetësohet, edhe pse ajo nuk ta ka shprehur pikëllimin e saj!

7. Nëse ajo është e lumtur, ti shoqëroje në lumturinë e saj. Nëse është e pikëlluar, pyete që ta qetësosh, e jo për t’i dhënë zgjidhje!

8. Zemra e gruas nuk e donë një burrë, vetëm se atëherë kur i beson atij!

9. Gruaja, shumë rëndë e shfaq mërzinë e saj, dhe nëse e sheh se ngy sytë e saj i rrjedhin lot, dije se ajo është në gjendje të rëndë mërzie!

10. Dhe për në fund, bëhu për gruan shoku më i sinqertë, dhe baba i mëshirshëm, dhe vëlla i butë. Nëse ajo lidhet me ty, dije se ajo ka sakrifikuar njerëzit më të shtrenjtë të saj, dhe zgjodhi shoqërimin tënd, para shoqërimit të tyre.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About admin