Mrekullia që ju dha Musait alejhi selam – Shkopi u shëndrrua në gjarpër !

Mrekullia me e madhe prej këtyre mrekullive ishte shkopi i cili
shndërrohej në gjarpër të madh kur hidhej në tokë:“O Musa, ç’është ajo
që e ke në të djathtën tënde?Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im që të
mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të
mia, dhe me të kryej edhe nevoja të tjera.Ai (All-­llahu) i tha: “Hidhe
atë, O Musa!”Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me
shpejtësi.(All­llahu i) Tha: “Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta
kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!”​(Ta Ha :17­-21)

Mrekullia e këtij shkopi ishte se ai i gëlltiti mijëra prej litarëve dhe
shkopinjëve që i kishin sjellur magjistarët e faraonit për ta mundur Musën
alejhi selam:“Ata thanë: “O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim
të parët?”Ai (Musai) tha: “Jo, hidhni ju!” Kur ja, atij iu duk se nga ajo
magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).E Musai
ndjeu në vete njëfarë frike.Ne i thamë atij: “Mos kr frikë, është më se
e sigurt se ti do të jesh triumfues!”

Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t’i
gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër
pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo
qoftë”​.(Ta Ha: 65­-69)

Magjistarët kur e panë se ç’bëri shkopi i Musës alejhi selam e kuptuan se
kjo nuk është prej dorës se njeriut, mirëpo është prej dorës së Allahut,
Krijuesit të njerëzimit.Ata nuk u përmbajten dhe para masës ranë në
sexhde për Allahun, Zotin e botërave :”Atëherë (kur shkopi i Musait i
gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: “Ne i besuam Zotit
të Harunit dhe të Musait!”​(Ta Ha: 70)

About Afrim Tepelena