MUSLIMANËT E PARË

MUSLIMANËT E PARË

– Muslimanët e parë, nuk ishin të diplomuar nga Universitetet Amerikane apo Evropiane, por ata ishin diplomuar nga Shkolla e Kur’anit Famëlartë, i cili nuk thërret vetëm për adhurim, largim nga kjo botë, veçim nga njerëzit e përkushtim, por edhe për organizimin material të jetës dhe shikimin në mundësitë e arritjes së suksesit sipas rrugëve të tija legjitime.

– Periudha e shpellës Hira, konsiderohet si A, B, C, e Islamit, prandaj a ke përfituar ti si i ri, duke u veçuar me Zotin tënd për të ngjallur zemrën tënde dhe për ta përgatitur atë për bluarjen e fjalëve të Tij (xh.sh)?!

– Pasi zemrat nëse nuk ngjallen me dritën e Zotit dhe të besimit në Të, do të vërtetohet ndër të zotët e tyre thënia e Tij (xh. sh):

{Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin} dhe thënia tjetër: {Në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharorë}.

– Ishte pikërisht Hiraja, shkolla e parë e Profetit (a.s) në të cilën veçohej nga çdo gjë tjetër përveç All- llahut (xh. sh), saqë kur u ndriçua zemra e tij dhe u pastrua nga çdo gjë tjetër, pos All- llahut, i zbriti Xhibrili me mesazhin e parë hyjnor (Lexo), që do të thotë: Mëso!

– Muslimanët në të kaluarën ishin si diej që ngrohnin zemrat me dritën e Zotit (xh. sh) dhe mendjet me urtësinë e Tij (xh. sh), duke i ushqyer ato me fjalët e Zotit (xh. sh), duke u bërë kështu populli më i mirë i njohur në kohëra!

– Ata e kuptuan Islamin si një dije trupore, duke kryer obligimet dhe si një dije mendore, duke mësuar urtësinë, duke mos rënë në gabim dhe nëse gabonin e regullonin shpejt gabimin e tyre…

” Ne jemi një popull që na ka krenuar Zoti (xh.sh) me Islam dhe sado që ta kërkojmë krenarinë me diçka tjetër pos Islamit, Zoti (xh.sh) do të na përulë!…”

administrator

Related Articles