Në vend të veturës, babai djalit i dhuroi Kuranin. Djali, duke mos ditur se çka do të ndodhë pastaj, i zemëruar e lë Kuranin!‎

Në vend të veturës, babai djalit i dhuroi Kuranin. Djali, duke mos ditur se çka do të ndodhë pastaj, i zemëruar e lë Kuranin!‎

Një djalë i ri po përgatitej për marrjen e diplomës. Për muaj të tërë, ishte i admiruar me një ‎veturë sportive, e cila qëndronte në vitrinën e një autosaloni. Babai i tij kishte mundësi t’i ‎jepte një dhuratë të tillë, dhe ky i tha babait të tij, se kjo veturë ishte gjithçka që dëshironte si ‎dhuratë për diplomën.‎

Derisa dita e ndarjes së diplomave po afrohej gjithnjë e më shumë, djaloshi i vështronte me ‎kujdes të gjitha veprimet e babait të tij, me shpresë se do të zbulojë ndonjë shenjë të blerjes ‎së veturës. Më në fund erdhi dita e ndarjes së diplomave. Babai e ftoi në dhomën e tij të ‎punës. Ai i tha atij se ishte shumë krenar, shumë i lumtur që ai ishte djali i tij, dhe se shumë ‎e donte.‎

Babai ia dorëzoi një paketë të vogël e të paketuar bukur. Djali, pak i zhgënjyer, por edhe ‎kureshtar, e mori paketën dhe filloi ta hapë. Para tij u shfaq një Kuran me mbështjellëse të ‎bukur lëkure. Djali i zemëruar, me zë të ngritur, iu drejtua babait: “Je i shtrirë mbi para, ‎ndërsa ma ke blerë këtë Kuran! Pastaj, doli nga shtëpia duke e lënë Kuranin.‎

Kaluan mjaftë vite. Në ndërkohë, djali u bë një biznesmen i suksesshëm. Kishte një familje ‎fantastike dhe shtëpi të bukur. Çdo ditë, po bëhej gjithnjë e më tepër i vetëdijshëm, për faktin ‎se babain e tij, që tani ishte mjaft i vjetër, do të duhej të shkonte ta vizitonte. Mirëpo, para se ‎të arrinte ta realizonte qëllimin e tij, ai e mori një telegram. Telegrami e informonte se babai i ‎tij kishte vdekur dhe ia kishte lënë atij krejt pasuritë e tij. Tash, ky duhej të shkonte shpejt dhe ‎t’i rregullonte të gjitha procedurat e nevojshme, në lidhje me shtëpinë dhe pronën e babait.‎

Duke iu afruar shtëpisë së prindërve, gjithnjë e më shumë po e kaplonte pikëllimi dhe po e ‎brente ndërgjegjja. Në dhomën e punës së babait, filloi t’i rregullonte letrat më të ‎rëndësishme. Sytë i shkuan te Kurani me mbështjellëse lëkure, i cili ende po qëndronte, në ‎të njëjtin vend, ku e kishte lënë në ditën e diplomimit.‎

Me lot në sy filloi t’i shfletonte faqet e Kuranit duke u ndalur diku. Në atë moment, ra çelësi ‎nga zarfi që ishte i ngjitur në kopertinën e fundit të Kuranit. E mori çelësin për të cilin ishte e ‎kapur edhe kartela e autosalonit. Në kartelë ishte emri i autosalonit, lloji i makinës dhe data ‎e shitjes e konfirmuar me vulë. Ajo ishte data e ndarjes së diplomës.‎

Faruk Delibašić; http://www.novihorizonti.ba//‎

Përkthim: Miftar Ajdini

administrator

Related Articles