Nëna, nëna, nëna

Nëna, nëna, nëna

lajmërohet nëna në telefon:
Ai: “Alo”.
Nëna: “Biri im, ku je”?
Ai (i ndyshon pamja e fytyrës): “Jamë duke dalur nënë, pse pyet”?
Nëna: “Mirë djali im i dashur por sikur të kishe ardhur të më marrësh me makinë sepse kam një çantë të rëndë me gjëra që kam blerë në treg”.
Ai: “Jamë shumë i zënë nënë sepse kam një takim të rëndësishëm”.
Nëna: “Zoti të rujt biri im i dashur. Selam”.
Ai: “Selam” (dhe ia mbylli telefonin).
Pasi e mbylli me nënën, ja, cingeroi përsëri celualri i tij, kur pa se ishte e dashura e tij, u gëzua shumë dhe me në zë ledhatues: Ai:”Alo”.
Ajo: “i dashur”.
Ai: “zemër”.
Ajo: “me kë ishe duke folur”?
Ai: “Me nënën”!
Ajo: “pse cfar do ajo”?
Ai: “më thirri të shkoj ta marrë me makinë sepse kishte një çantë të rëndë me ushqime nga tregu”!
Ajo: “A do shkosh”
Ai: “Natyrisht që nuk do shkoj shpirt”!
“E dashur për një çerek ore më ke aty pranë teje, më prit”.
U vesh shpejt, u parfumos, i rregulloi flokët dhe doli.
Posa doli nga shtëpia, ja perseri numri i nënës së tij e thërret!
Ai: “Aloo nënë, ti përsëri”?!
Një zë i huaj, nuk ishte tani zëri i nënës: “Përshëndetje zotëri, a e dini kush është pronar i këtij numëri?
Ai: (shumë i trishtuar nga frika) “është numëri i nënës time, pse çfare ka ndodhur”?
I huaji: “Nëna juaj ka pësuar një aksident të rëndë dhe në telefonin e saj gjetëm thirrjen e fundit që kishte bërë, me ju kishte biseduar për herë të fundit”!
Ai: “për 10 minuta vij në spital…”
Kur arriti në spital, e gjeti dhomen ku nëna e tij ishte e shtrirë dhe e tëra e mbuluar në gjak dhe në frymat e fundit.
Lotët nuk i mbante dot djali por si duket ishte shumë vonë për t’u arsyetuar.
Nëna: “Pse erdhe biri im, unë iu thashë mjekëve mos të të thirrin që mos të trishtojnë birin tim të dashur”.
Ai: ”e dashur nënë, ti do bëhesh mirë, ashtu sikur ke qenë më pare”.
Nëna: “Birim im, pse nuk erdhe të më marrësh me makinë? Bleva disa gjëra vetëm për ty që të gatuaj një ëmbëlsirë të mirë sonte, prandaj shpejtoja që ëmbëlsiren ta gatuaja sonte për ty, për ndryshe do visha duke ecur.
Duke shqiptuar fjalët e dëshmisë, nëna e tij kaloi në botën tjetër ndërsa mjekët filluan t’i thonin:
“Të Zotit Jemi Dhe Tek Ai do të kthehemi, ju të jeni shëndosh bir”.
Djali nuk i besonte asaj që po shihte dhe dëgjonte:
“Nënë, ti dëshiron mua të më mërzitësh, ti nuk ke vdekur, ju mjek mos më thoni ashtu, ajo do të zgjohet.
Nënë zgjohu, mjaft luajte me mua…zgjohu…zgjohu…zgjohu”!!!!
Nëna e cila para një ore e kishte marë në telefon…nëna… të cilen e refuzoi ta ndihmonte…nena e cila… e cila…e cila…nuk jetonte më.

Këshillë: Në këtë botë, personi më I rëndësishëm është nëna. Ajo është drita e shtëpisë. Shtëpia është e zymt kur nuk ndodhet aty nëna. Sikur ta dimë sinqersiht vlerën e saj para se të pendohemi.
Nëna është mësuese e sakrificës, profesoreshë e flijimit dhe bujarisë së pa-kushtëzuar.
Të gjitha nënat janë madhështore dhe sakrifikuese andaj respektoje atë, dhe mos i thuaj as “uh”.

Related Articles