Nëse dikush ndrron jete duke u falur në xhami, a duhet larë xhenazeja e tij?

Pyetja e parë nga fetvatë nr 14702.

Pyetje: Nëse dikush vdes duke u falur në xhami, a duhet larë xhenazeja e tij?

Përgjigje1. Ai që vdes duke u falur duhet (kërkohet) ti lahet xhenazja, sepse konsiderohet si gjithë të vdekurit e tjerë që duhen larë. Atij që nuk i lahet xhenazeja është shehidi (dëshmori) që vritet në luftë për Allahun, ndërsa ai që vdes duke falur namaz, shpresohet të jetë shenjë e mirë për të, sepse mbyllja e jetës së tij ka qenë në punë të mirë.
Lusim Allahun për ne dhe për të falje.
Allahu na dhëntë sukses dhe paqa dhe bekimi i Allahu qoftë mbi profetin tonë Muhamedin.

Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva

Abdul Aziz bin Baz
Abdulla bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Abdu Err-rrezak Afifi

Përktheu: Muhamed Estrefi

About admin