Një shofer kamioni vdiq në një aksident?

Një shofer kamioni vdiq në një aksident…
Një fëmijë e pyeti babain të tij:
– “Kush ishte ky zotëri i cili vdiq?”
– “Nuk e di biri im, vetëm e di se ai ishte një shofer kamioni.”
Fëmija shkon afër një burri që rrinte në një kamion, dhe me lot në sy e pyeti:
– “Xhaxhi, ju mund të më tregoni se çfarë do të thotë një shofer kamioni?
Shoferi kamionit me një zë dridhës iu përgjigj:
– “Një shofer kamioni është një njeri i cili bën gjumë shumë më pak se njerëzit e tjerë, dhe të cilët ndonjëherë vuajnë nga të ftohtit dhe të nxehtit, pa ushqim të rregullt, duke kaluar përmes furtunës dhe shiut, nuk ka festë për të, në momentet më të rëndësishme nuk është asnjëher në shtëpi. Shoferi kamionit nuk i sheh fëmijët e tij se si rriten, nuk mund të kujdeset për ta, kur ata janë të sëmurë. Ai çdo herë është i përbuzur dhe i fyer (nga Pronarët, shefat dhe 90% e njerëzve të pakuptueshëm), vuan dhe jep jetën për të tjerët. Kur ulet pas timonit të kamionit të tij kthehet në një shofer profesionist, pa menduar se mund të ndodhë ndonjë katastrofë, pa menduar se të dielen do të jet i lirë dhe nëse do të jetë kthimi i gjallë dhe i shëndetshëm. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që është e vërtetë për shofer kamioni…”
-Në atë moment dëgjohet zhurma e telefonit nga kamioni i përplasur. Ky shoferi i kamionit u largua nga fëmija dhe u nis drejt kamionit të përplasur për të marrë telefonin. Ishte një mesazh dhe kjo ishte si më poshtë:
– Përshendetje Babi, mora telefonin nga mami për të të shkruar një mesazh e të them Urime ditëlindjen, mezi po pres të vish në shtëpi e të jap dhuratën që kam për ty. Nuk kishe mundësi të jesh në shtëpi e të presësh tortën e ditëlindjes tënde së bashku me ne. .. Të dua Babi im, ti je Babi më i mirë në botë, të presim që ti të kthehesh në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur “.
E kjo është jeta e shoferit të kamionëve.
Zoti i pastë në mbrojtje të gjithë shoferat.

About admin