Një synim madhështor, një nënë madhështore!

Një synim madhështor, një nënë madhështore!

Mësuesi i pyeti nxënësit e klasës së parë:

Secili prej jush të më thotë se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet? Njëri tha, unë do të bëhem aviator, tjetri mjek, inxhinier; të gjitha përgjigjet e nxënësve vërdalliseshin në këto profesione, vetëm, një nxënës prej tyre tha diçka të çuditshme e cila i bëri të tjerët të qeshin. A dini se çfarë tha?

Ai tha: Dëshiroj të bëhem “sahabij”. Mësuesi u çudit me nxënësin, të cilit i tha: Përse dëshiron të bëhesh “sahabij”? Nxënësi iu përgjigj: Përpara se të bie për të fjetur, cdo ditë nëna më lexon histori të shokëve të Profetit (a.s). Sepse “sahabiju” e do Allahun dhe unë dëshiroj të bëhem si ai.

Mësuesi heshti! Ai e kuptoi se pas kësaj përgjigjeje “fshihej” një nënë madhështore, prandaj, edhe synimi i tij ishte madhështor. Një ditë prej ditëve, një mësuese e lëndës së edukimit artistik, thotë: U kërkova nxënësve të një klase tetëvjeçare, të vizatonin peisazhin e pranverës. Një nxënëse vizatoi librin e Kuranit të madhërishëm. Mësuesja e çudit me këtë vizatim, dhe i thotë: Vizato peisazhin pranveror, dhe jo librin e Kuranit, a nuk kupton!

Përgjigja e saj ishte:

Kurani është pranverë e zemrës time, kështu më ka mësuar nëna ime! Shikoni se çfarë edukimi është ky?! Halid bin Velidi, kur mbante librin e Kuranit, ai qante dhe thoshte: “Neve na ka preokupuar “xhihadi” dhe të kemi lënë mënjanë! Shikoni se çfarë justifikim i bukur! Kurse ne sot jemi të angazhuar me aparatet e celularëve!

Ky mesazh, a e meriton leximin dhe postimin? Po ose jo? Nëse, po, mos e mbaj këtë mesazh, por dërgoja personave me të shtrenjtë që ke!

About admin