Një tregim interesant rreth një njeriu i cili ia pati frikën Allahut, dhe Allahu e shpërbleu

Një tregim interesant rreth një njeriu i cili ia pati frikën Allahut, dhe Allahu e shpërbleu

Një tregim interesant rreth një njeriu i cili ia pati frikën Allahut, dhe Allahu e shpërbleu

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirmshit, Mëshirëplotit!

El-Hafidh ibën Rexheb përmend duke komentuar Tabakat el-Hanabila (1/196), mbi biografinë e el-Kadi Ebi Bekr Muhammed Abdul-Baki el-Bezzaz, i cli ka vdekur në vitin 535 Hixhri, thotë:

Shejh Salih Ebul-Kasim el-Khazaz el-Bagdadi, tregon:

”E kam dëgjuar el-Kadi Ebi Bekr Muhammed Abdul-Baki el-Bezzaz el-Ensari, të thotë: Jetoja në afërsi të Mekës -Allahu i Lartësuar e ruajttë!- , dhe një ditë u godita me uri të madhe dhe nuk po mund të gjeja asgjë që ta shuajë këtë uri. Më vonë, e gjeta një trastë nga mëndafshi, të lidhur me xhufkë, të bërë, gjithashtu, nga mëndafshi, të cilën e mora dhe e dërgova në shtëpinë time. Posa e zbërtheva, në të gjeta një gjerdan të përbërë nga perla të tillë çfarë nuk kisha parë kurrë në jetën time. Pastaj, dola nga shtëpia dhe takova një plak që po e kërkonte këtë trastë. Me vete kishte një leckë të shqyer që përmbante 500 dinarë dhe po thoshte: ‘’kjo është për atë i cili ma kthen trastën që përmban perlat.” Mendova, dhe i thashë vetes: ‘’Jam në nevojë, jam i uritur, andaj, do të marr këto para dhe të përfitojë nga to dhe do t’ia kthej atij trastën.’’ Iu afrova dhe i thashë: ‘’Eja me mua’’, pastaj, e mora dhe e solla tek shtëpia ime. Ai ma përshkroi trastën, njashtu edhe xhufkën, dhe m’i përshkroi, njashtu edhe perlat dhe numrin e tyre, edhe fijen që e lidhte. E hoqa gjerdanin nga trasta dhe ia dhashë atij, kurse ai mi ofroi 500 dinarët, por, unë nuk i mora. Pastaj, i thashë atij: ‘’E kam për detyrë që t’i kthejë këto gjëra ty, dhe nuk do të marrë asnjë shpërblim për to.” Ai insistonte: ‘’duhet që t’i marrësh’’; dhe ai përsëri insistonte në këtë, por, unë nuk i mora, andaj, ai u largua dhe shkoi rrugës së tij.

Sa më përket mua, unë nuk posedoja asgjë, andaj, u largova nga Meka dhe fillova që të lundroj me anije. Në ndërkohë, anija u ça dhe çdokush në anije u përmbyt dhe pasuria e tyre u shkatërrua. Unë shpëtova duke u mbajtur në një pjesë të anijes. Po vërtitesha nëpër det një kohë pa ditur se ku po shkoja. Më vonë, valët më dërguan në një ishull të banuar me njerëz. Hyra dhe u ula në disa prej xhamive dhe njerëzit më dëgjuan duke lexuar, dhe nuk mbeti askush në ishull përveç që mu afrua, dhe më thanë: ‘’Na mëso Kur’an’’, kështu që, fitova nga njerëzit shumë pasuri. Pastaj, në xhami gjeta pak letër nga Mus’hafi, e mora dhe fillova që ta lexojë. Ata më thanë: ‘’A keni dorëshkrim të mirë?’’. Iu thashë: ‘’Po.’’ Andaj, ata më thanë: ‘’Na mëso shkrimin.’’ Dhe kështu ata erdhën tek unë me fëmijët e tyre duke përfshirë edhe më të voglit, dhe rininë, dhe unë fillova t’i mësojë. Edhe kjo më solli shumë pasuri.

Pas kësaj, ata më thanë mua: ‘’Ne kemi një vajzë të re jetime, e cila posedon gjëra të kësaj bote, (pasuri) dhe ne dëshirojmë që ta martojmë. Unë refuzova, por ata më detyruan!. Pasi që e martuan për mua, e shikova dhe gjeta se ajo bartte të njëjtin gjerdan në qafën e saj! Kështu që, mbeta duke ia ngulur sytë këtij gjerdani për një kohë, kurse ata më thanë: ‘’O Shejh! Ia lëndove zemrën kësaj vajze duke e shikuar gjerdanin, e, vajzën nuk e shikove fare. Unë ua dëftova ngjarjen rreth këtij gjerdani, ku ata brohoritën dhe bërtitën, ‘’Nuk ka Hyjni përveç Allahut më të Madhit, derisa secili në ishull e mori vesh. Andaj, unë thashë: ‘’Çfarë është me juve?’’ Ata më thanë: ‘’Plaku i cili e mori gjerdani nga ti, është babai i kësaj vajze.’’ Ai të përmendte duke thënë: ‘’Nuk kam parë në këtë dynja musliman (d.m.th. besnik, me zemër të mirë, dhe të devotshëm) përveç këtij i cili ma ktheu këtë gjerdan.’’ Dhe ai bënte lutje vazhdimisht: ‘’O Allah, më bashko me këtë së bashku, që ta martoj me vajzën time’’, dhe tani ka ndodhur. Andaj, mbeta me të për një kohë dhe Allahu mi fali dy djem. Pastaj, Allahu caktoi që ajo të ndërroj jetë, andaj, unë dhe djemtë e mi e trashëguam gjerdanin. Më vonë, dy djemtë e mi vdiqën, dhe gjerdani mbeti vetëm i imi. Pastaj, e shita gjerdanin për njëqindmijë dinarë, dhe paratë me të cilat po më shihni është ajo që ka mbetur nga ato para.

Allahu na bëftë prej të devotshmëve!!!

Përkthim

Burimi: www.islamifejaevertete.com

administrator

Related Articles