Një tregim madheshtor per vikend! “Mashtrimi” që i ndodhi plakës për çmimin e barnave për 3 vite!

Në shtetin e Libisë, një djalë i ri ishte punësuar në një barnatore.
Ky djalosh është nga qytetit Ajdabia ne Libi. Emri i tij është Faraxh Al Arabi.
Një plakë e moshuar i erdhi për për të blerë disa ilaçe të caktuara.
Ajo kur shkoi te arka për të paguar ilaçet, i nxjorri 30 Dinarë libian dhe i tha:
A bëjnë kaq se unë skam tjera ?
Djali ia ktheu: Po po, aq bëjnë, të mjaftojnë këto 30 dinarë për këto ilaçe që po i merr.

Në çdo muaj që shkonte, ajo ndjehej e relaksuar shumë nga pritja dhe sjellja e këtij djaloshi të ri,, sa që qëndronte më gjatë tek arka nëse nuk kishte njerëz të tjerë.
Kjo gjendje vazhdoi disa vite, deri sa në lufën e fundit në Libi në një sulm zullumqar,, u vra ky djali i ri..

Plaka në kohën e saj të caktuar,, erdhi në barnatore si zakonisht për të blerë ilaçet e saj.
Pyeti për djlain e ri se ku është, por i than se ai ka vdekur në një sulm nga disa grupe.
Ajo u mërzit shumë. Ia dhe recetën e ilaçeve punëtorit tjetër dhe ai ia solli të gjitha ilaçet.

Plaka si zakonisht, i nxjorri 30 dinarë për ti paguar, por puntori i ri i tha: Oj nënë,, për këto ilaçe nuk mjaftojnë këto 30 dinarë, por duhet 220 dinarë, këto janë ilaçe të shtrenjta.
Plaka u habit: Jo or birë, shikoje mirë aty, se unë ka vite që këto ilaçe i mar për 30 dinarë.

Puntori i ri ia solli edhe çmimoren,, por i tha: Ja dua ta shoh se si i ke marrë ti këto për 30 dinarë.
Kur e shfletoi gjendjen,, e pa se djaloshi që kishte vdekur, nga paga e tij i kishte ndarë 190 dinarë për ti paguar plakës ilaçet e saj.

Pasi mori vesh pronari i barnatores për veprimin e atij të riut; urdhëroi që kësaj plake ti jepen ilaçet e saj po me të njëjtin çmim që i kishte blerë vazhdimisht .. si sadaka për shpirtin e atij të riut që u vra ??!!!

O ZOT: MOS E LE KËTË TOKË PA NJERËZ SHPIRTMIRË – AMIIN

About admin