Prezantohen zyrtarisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, sapo ka prezantuar në Barcelonë dyshen e shumëpritur Galaxy S9 dhe S9+. Smartfonët e rinj të avancuar vijnë me specifika të reja, por me dizajn kryesisht të vjetër.
Të dy, S9 dhe S9+, vijnë me dizajn të ngjashëm, kornizën nga alumini – janë rezistentë ndaj ujit, kanë xhamin mbrojtës Gorilla dhe shumëçka tjetër.
Po ashtu, dyshja e re vjen me skajet e ekranit më të holla sesa paraardhësit e tyre.
Ndryshimet e vogla në dizajn përfshijnë skanerin e syrit të fshehur mirë, skanerin për gishtërinj të ripozicionuar, si dhe ndryshimin e vendit të altoparlantit të poshtëm.
Samsung Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me ekran Infinity Super AMOLED me rezoulicon Quad HD.
Galaxy S9 ka ekranin 5.8-inç ndërsa Galaxy S9+ 6.2-inç – ngjashëm sikur vitin e kaluar.

Gjithashtu, dyshja do të punojë me procesor më të fundit Exynos 9810 për çdo treg, përveç Amerikës Veriore dhe Kinës.
Procesori i ri SoC me tetë bërthama përbëhet nga bërthama e gjeneratës së tretë Mongoose me shpejtësi prej 2.8 GHz dhe bërthamën Cortex0A55 me 1.7 GHz.
Po ashtu, dyshja vjen edhe me grafikën Mali-G72 me 18 bërthama dhe 4 GB RAM (S9) ose 6 GB (S9+).
Procesori më i fundit i Qualcommit – Snapdragon 845 – do të jetë në dispozicion për dyshen në Amerikën Veriore dhe Kinën.
Ai vjen në kombinim me grafikën Adreno 630 dhe 4 GB RAM (S9) ose 6 GB RAM (S9+).

About Afrim Tepelena