Pse, tri herë respekti ndaj nënës?

Erdhi një njeri tek Profeti dhe e pyeti: O i dërguar i Zotit, kush meriton më së shumti respekt? I dërguari përgjigjet: Nënës tënde, pastaj kujt? Nënës tënde, pastaj kujt? Nënës tënde, i përgjigjet Profeti. Pastaj kujt? Babait, u përgjigj Profeti.

Urtesia pse është përmendur tri herë në hadith nëna, e një herë babai, disa dijetarë islam mendojnë kështu:

1. Respekti për vuajtjet gjatë shtatzanisë,
2. Respekti për dhimbjet gjatë lindjes dhe,
3. Respekti për gjidhënie.

Ndërsa një herë për babain, i cili do të kujdeset për edukimin e fëmiut.

Ibrahim Beqiri

About admin