Qëndroni gjithmonë të fortë përballë kritikave

Qëndroni gjithmonë të fortë përballë kritikave

Një ditë profesori i matematikës shkroi në dërrasën e zezë:
9×1 = 7
9×2 = 18
9×3 = 27
9×4 = 36
9×5 = 45
9×6 = 54
Pasi e përfundoi u kthye kah nxënësit dhe i pa ata duke qeshur.
“Pse po qeshni”? i pyeti profesori.
“Shumëzimin e parë e keni bërë gabim”, i tha njëri nga nxënësit.
“Këtë gabim e kam bërë me qëllim, për t’ju mësuar diçka shumë të rëndësishme”, ia ktheu profesori.
“Kjo është mënyra se si bota do t’ju trajtoj juve… Ju mund të shihni se gjatë shumëzimit pesë prej tyre i bëra në rregull, por asnjërës ju nuk ia keni vërë veshin. Ju të gjithë qeshet dhe më kritikuat për njërën që e bërë gabim.
Jo gjithmonë të tjerët do ta vlerësojnë të mirën që e bëni ju. Por, ata do t’ju kritikojnë për gabimin që do ta bëni. Prandaj qëndroni gjithmonë të fortë përballë kritikave”.

Related Articles