Qokollada me fruta të thata

Qokollada me fruta të thata

Qokollada me fruta të thata në forma selikoni.

Përbërsit e duhur:
100g bajame
100g lajthi
50g arra
100g rrush i terun
200g qokollad kuzhine
200g qokollad Milka
150g qokollad e bardhë
50g qumësht I kondezuar
Frutat e thata (lajthit, bajamet dhe arrat) i hedhim në një tepsi dhe i fusim në furrë për 10 min në 180g, pasi pjeken dhe ftohen i prejm me thikë në pjesë të vogla.
Mbi avull e shkrijm qokolladen e bardhë, ia hedhim qumështin e kondezuar, përzihet mirë dhe ia hedhim frutave të thata, pastaj e shtojm edhe rrushin e terun.
Në dy enë te ndara mbi avull shkrijm qokolladen e kuzhines dhe qokolladen milka dhe lyhen format e silikonit me qokollad, disa me qoko kuzhine disa me qoko milka. Format ftohen per 3min në ngrirës pastaj mbushen me frutat e thata dhe mbulohen me qokollad, pastaj ftohen per 30 min në frigorifer dhe janë gati për servim.

 

Ata që e përgatisin, ju bëftë mirë. 

Related Articles