Rama-studentëve: Do humbni vitin. Nxirreni rektorin nga shtëpia, t’ju garantojë mësimin

Rama-studentëve: Do humbni vitin. Nxirreni rektorin nga shtëpia, t’ju garantojë mësimin

Në ambientet e reja të sallës së rikonstruktuar të studimit në konviktet e Mjekësisë, Kryeministri Rama u takua me një grup studentësh të këtij universiteti.

Rama tha se Qeveria i ka gati paratë për bursat dhe ftoi studentët të protestojnë pranë sekretarive që kanë bllokuar procesin duke mos dërguar listat e përfituesve.

“Shko te fakulteti merr dhe shokët që u takon bursa dhe u thoni: nxirrni letrat këtu. E keni më kollaj të protestoni kundër meje dhe e keni kaq të vështirë të protestoni për gjënë që ju takon dhe që ju është dhënë”, tha Rama.

Ndërkohë që disa pedagogë kanë shpallur grevën, Rama paralajmëroi studentët se rrezikojnë të humbasin vitin akademik.

“Kush janë këta që nuk ju lënë, kaq pula jeni ju që rrini prisni. Shkoni kërkoni të drejtën tuaj, do ju digjet viti”, u shpreh kryeministri.

Për bllokimin e mësimit në disa fakultete, Rama bëri përgjegjës direkt rektorin Koni, duke u sugjeruar studentëve ta kthejnë në shënjestër të protestave të tyre.

“Të mblidheni bashke për t’i shkuar në shtëpi rektorit dhe për t’i thënë dil jashtë e me hap universitetin”, tha Rama.

I shoqëruar nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Kryeministri Rama inspektoi edhe punimet në goditën nr.1 të konvikteve të Mjekësisë që po rikonstruktohet.

Ai tha se tashmë janë gjetur se financimet për të gjitha konviktet e Tiranës./Topchannel

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.