Rëndësia e marrjes së vitaminave dhe mineraleve gjatë shtatzënisë

Rëndësia e marrjes së vitaminave dhe mineraleve gjatë shtatzënisë

Mr.Ph.Laureta Kosumi Berisha, farmaciste

Shtatzënia është përvoja më e bukur dhe më e paharruar e çdo gruaje, përvojë e mbushur plot emocione të cilat i shprehë në mënyra dhe forma të ndryshme.

Megjithatë, për shumë gra është edhe përvojë dërrmuese e përcjellur me të vjella dhe lodhje ekstreme.

Pse duhet të mirren shtesat gjatë shtatzënisë?

Për çdo shtatzënë është shumë e rëndësishme ndjekja e një diete ushqimore të shëndetshme, të pasur me vitamina dhe minarele, si dhe marrja me aktivitet fizik.
Kam hasur shumë nëna që nuk kanë marrur vitaminat dhe mineralet përkatëse gjatë shtatzënisë vetëm nga frika e shtimit në peshë, i cili është mendim totalisht i gabuar dhe shumë i rrezikshëm. Pesha që fitohet gjatë shtatzënisë nuk është për t’u shqetësuar, është peshë e cila do të hiqet lehtë gjatë procesit të gjidhënies por edhe nga aktiviteti i shtuar i nënës me ardhjen në jetë të fëmijës së saj, me të cilin do të ndërrojë tërë jeta e saj.

Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm me ushqyes apo nutrientë të duhur, është i rëndësishëm në çdo fazë të jetës tonë, por veçanërisht është e rëndësishme gjatë shtatzënisë, pasi gratë shtatzëna duhet të ushqejnë veten dhe foshnjat e tyre në rritje.

Shtatzënia si proces në vete, rritë nevojën e marrjes së ushqyesve, pra rritet ndjeshëm nevoja e marrjes së makronutrientëve dhe mikronutrientëve.

Makronutrientët përfshijnë në vete karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat.

Megjithatë, kërkesa për mikronutrientët të cilat përfshijnë vitamina, minerale dhe elementet në gjurmë, rritet edhe më shumë se sa nevoja për makronutrientë.

Vitaminat dhe mineralet mbështesin rritjene fetusit në çdo fazë të shtatzënisë dhe kërkohet të mbështesin funksionet kritike si rritja dhe sinjalizimi i qelizave.

Ndërsa disa gra, janë në gjendje të përmbushin këtë kërkesë në rritje përmes një diete të mirë planifikuar ushqyese, ndërsa të tjerat nuk janë.

Disa gra shtatzëna mund të kenë nevojë të marrin vitamina dhe shtesa minerale për arsye të ndryshme, duke përfshirë:

• Mangësitë ushqyese:
Disa gra mund të kenë nevojë për një shtojcë pasi një test gjaku tregon një mangësi në një vitaminë ose mineral.

Korrigjimi i mangësive është kritik, pasi mungesa e ushqyesve si folati ka qenë e lidhur me defektet e lindjes te foshnja.

•Hyperemesis gravidarum
Ky ndërlikim i shtatzënisë karakterizohet nga të përziera të rënda dhe vjellje. Kjo mund të çojë në humbje peshe dhe mangësi ushqyese.

•Kufizimet dietike:
Gratë që ndjekin dietat specifike, duke përfshirë veganët dhe ata me intolerancën ushqimore dhe te alergjitë, mund të kenë nevojë të plotësojnë dieten me vitamina dhe minerale për të parandaluar mangësitë në mikronutrient.

•Dieta e dobët:
Gratë që zgjedhin ushqime me vlera të ulëta të lëndëve ushqyese, mund të kenë nevojë për vitamina dhe minerale shtesë, për të shmangur mangësitë.

Rekomandohet që të gjitha gratë që planifikojnë shtatzëninë dhe gratë shtatzëna të marrin shtojcë të acidit folik. Kjo këshillohet për të mbushur boshllëqet ushqyese dhe për të parandaluar defektet e lindjes të tubit nervor te foshnja si spina bifida.

• Shtesat që konsiderohen të sigurta gjatë shtatzënisë 

Ashtu si barnat, të gjitha shtesat e nevojshme për mikronutrient dhe bimorë duhet të miratohen dhe mbikëqyren nga mjeku ose farmacisti, në mënyrë që të merrni suplementet e sigurta dhe të nevojshme.

Ndërsa vitaminat gjatë shtatzanisë nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë një dietë të shëndetshme, ato mund të ndihmojnë në parandalimin e boshllëqeve ushqyese, duke siguruar mikronutrientët shtesë që janë në kërkesa të larta gjatë shtatzënisë.

Kërkesat e vitaminave gjatë shtatëzanisë:
Vitamina A, folati, vitamina B12, vitamina, vitamina D, vitamina K si dhe vitamina tjera.

Kërkesat në minerale gjatë shtatzanisë
hekuri, kalciumi, jodi, zinku, magnezi, seleni si dhe minerale tjera.

Kërkesat thelbësore të acidit yndyror gjatë shtatëzanisë:
Omega-3

Cilat vitamina janë më të rëndësishmet gjatë shtatzënisë?

1. Vitamina A
Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe ruajtjen e shëndetit të syve. Gjithashtu rregullon rritjen e qelizave dhe mbron shtatzëninë dhe sistemin imunitar.

Gjatë shtatzënisë, vitamina A është veçanërisht e rëndësishme për të siguruar zhvillimin optimal të syrit në embrion.

Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e zhvillimit të palcës kurrizore, rruazave, gjymtyrëve, zemrës dhe veshëve të embrionit.

2. Folati
Folati është një vitaminë B që luan një rol integral në sintezën e ADN-së, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe rritjen dhe zhvillimin e fetusit.

Acidi folik është forma sintetike e folatit që gjendet në shumë suplemente.

Rekomandohet që gratë shtatzëna të marrin 600 μg folate ose acid folik në ditë, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e defekteve të tubit nervor dhe anomalitë kongjenitale.

Megjithëse folati adekuat mund të merret përmes dietës, shumë gra nuk hanë sa duhet ushqime të pasura me folate, duke e bërë të nevojshme plotësimin me të.

Përveç kësaj, rekomandohet që të gjitha gratë që planifikojnë shtatzëni, ose te gratë që kanë predispozitat për të ngelur shtatzënë, të marrin të paktën 400 μg acid folik në ditë.

Kjo bëhet për shkak se shumë shtatzëni janë të paplanifikuara dhe mund të ndodhin defektet e lindjes shumë herët në shtatëzni nga mungesa e folatit.

Mungesa e folatit gjatë shtatzënisë rritë rrezikun e defekteve të tubit nervor tek foshnja. Rreth 70% e defekteve të tubave nervor mund të parandalohen duke siguruar që gratë të konsumojnë sasi të mjaftueshme të folatit para dhe në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Mungesa e folatit mund të shkaktojë edhe anemi hemolitike (anemi ose mungesë të qelizave të kuqe të gjakut të shkaktuara nga vdekja e parakohshme e këtyre qelizave) në gratë shtatzëna.

3. Vitamina B12
Vitamina B12 është thelbësore për sintezën e ADN-së (prodhimin e ADN-së së re), si dhe për ruajtjen e funksionit të gjakut dhe funksionit neurologjik.

Gratë shtatzëna zakonisht do të marrin vitaminë B12 të mjaftueshme nga burimet dietike dhe plotësimi me vitaminë B12 është i domosdoshëm veçanërisht për gratë shtatzëna vegane ose vegjetariane, të cilët nuk konsumojnë shumicën e burimeve dietike të vitaminës B12.

4. Vitamina C
Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë. Tek njerëzit nuk mund të prodhohet vitamina C në organizmin e tyre, prandaj duhet të marrin kërkesën e tyre nga burimet dietike. Te shtatzënat është e mjaftueshme marrja e 15 mg në ditë.

Vitamina C është një mikronutrient thelbësor për sigurimin e shëndetit të mirë dentar për gruan shtatzënë dhe fetusin e saj, pasi ajo luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mishrave të shëndetshme. Marrja e sasive adekuate e vitaminës C rritë absorbimin e hekurit në organizëm.

Kujdes, shtojcat e vitaminës C nuk rekomandohen në mënyrë rutinore për gratë shtatzëna, plotësimi i shtuar gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohshme.

5. Vitamina D
Vitamina D ka një funksion të rëndësishëm në ndihmën e organizimit për të absorbuar kalcium dhe fosfor. Është gjithashtu një lëndë ushqyese e rëndësishme për funksionimin optimal të imunitetit, duke ruajtur lëkurën e shëndetshme dhe forcën e muskujve.
Kjo vitaminë e tretshme në yndyra është e rëndësishme për funksionimin e imunitetit, shëndetin e kockave dhe ndarjen e qelizave.

Futja aktuale e rekomanduar e vitaminës D gjatë shtatzënisë është 600 IU në ditë. Megjithatë, disa ekspertë sugjerojnë se gratë shtatzëna kanë nevoja më të larta të vitaminës D.

6. Vitamina K
Roli më i rëndësishëm i vitaminës K është në rregullimin e koagulimit të gjakut. Ajo rregullon si koagulimin (trashjen e gjakut) poashtu edhe anti-koagulimin (hedhjen e gjakut).
Mungesa e vitaminës K mund të çojë në çrregullime të gjakderdhjes, sidomos në rritjen e kohës së mpiksjes, e cila mund të jetë veçanërisht e rrezikshme gjatë lindjes.

Cilat minerale janë më të rëndësishmet gjatë shtatzënisë?

1. Hekuri
Nevoja për hekur rritet ndjeshëm gjatë shtatzënisë, pasiqë vëllimi i gjakut të gruas shtatzënë rritet gati për 50%.
Hekuri është kritik për transportin e oksigjenit si dhe rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fetusit dhe placentës.

Anemia gjatë shtatzënisë është shoqëruar me lindjen e parakohshme, depresionin pas lindjes dhe anemi të foshnjës.

Futja e rekomanduar e 27 mg të hekurit në ditë mund të plotësohet përmes vitaminave të çfarëdoshme. Megjithatë, gratë shtatzëna me mungesë hekuri ose anemi, kanë nevojë për doza më të larta të hekurit, të përshkruara nga ana e mjekut.

Gratë shtatzëna që nuk kanë mungesë të hekurit, nuk duhet të marrin më shumë se marrja e rekomanduar e hekurit, në mënyrë që të shmangen efektet negative anësore. Këto mund të përfshijnë kapsllëk, të vjella dhe nivele shumë të larta dhe aspak normale të hemoglobinës.

2. Kalciumi
Funksioni kyç i kalciumit është të sigurojë rritjen dhe strukturën e duhur të dhëmbëve dhe eshtrave.
Marrja e ulët e kalciumit gjatë gjithë jetës, dhe veçanërisht në periudhën e shtatzënisë, rritë rrezikun e osteoporozës, veçanërisht pas menopauzës.

3. Jodi
Jodi është një element thelbësor në gjurmë që ndihmon në rritjen, metabolizmin dhe zhvillimin e indeve. Jodi gjithashtu luan një rol në prodhimin e energjisë së trupit dhe konsumin e oksigjenit.

3. Zinku
Zinku është një mikronutrient që luan një rol në ruajtjen e integritetit strukturor (forma normale) e proteinave dhe rregullon shprehjen e gjeneve (si gjenet dhe tiparet gjenetike përsëriten në ADN). Ajo ruhet kryesisht në kockat dhe indet e muskujve.

4. Seleni
Seleni është një mineral në gjurmë i cili është një antioksidant dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e funksionit të tiroides (një gjëndër që prodhon hormone që rregullojnë metabolizmin).
Gjatë shtatzënisë mungesa e selenisë rrit rrezikun e peshës së uët të foshnjës dhe pre-eklampsi (hipertensioni në shtatzani).

5. Magneziumi
Magnezi është një mineral i përfshirë në qindra reagime kimike në trupin tonë. Ai luan rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imun, muskular dhe nervor.

Mungesa e këtij minerali gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e hipertensionit kronik dhe lindjes së parakoshme.

Xhenxhefil
Rrënja e xhenxhefilit zakonisht përdoret si aromë dhe shtojcë bimore.

Në formë suplementi, përdoret më së shpeshti për të trajtuar nauzenë (të përzierat) dhe të vjell5a e shkaktuara nga shtatzania.

Të përzierat dhe të vjellat janë të zakonshme gjatë shtatëzanisë, deri në 80% të grave në tremujorin e parë të shtatzënisë kanë këto çrregullime.

Vaj peshku
Vaju i peshkut përmban DHA dhe EPA, dy acide yndyrore esenciale që janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit të fetusit.

Plotësimi me DHA dhe EPA në shtatzëni mund të rritë zhvillimin e trurit dhe të ulë depresionin pas lindjes.

Megjithëse studimet vëzhguese kanë treguar përmirësim të funksionit kognitiv (njohës) në fëmijët e grave që marrin vaj peshku gjatë shtatzënisë.

Nivelet DHA të nënës janë të rëndësishme për zhvillimin e duhur të fetusit dhe plotësimi konsiderohet i sigurt.

Probiotikë
Me një interes në rritje për shëndetin e zorrëve, shtatzënat duhet të marrin probiotikë.

Probiotikët janë të sigurt që të mirren gjatë shtatzënisë, dhe nuk janë identifikuar efekte anësore të dëmshme, përveç një rreziku jashtëzakonisht të ulët të infeksionit të shkaktuar nga probiotikët.

Përveç kësaj, disa studime kanë treguar se plotësimi me probiotikët mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit gestativ, depresionit pas lindjes dhe ekzemës dhe dermatit të foshnjave.

Related Articles