Rreth Nesh

BIOGRAFIA RRETH RADIO PERENDIMI

Radio Perendimi eshte Radio Islame e cila eshte themeluar me 24.05.2013 ne Londer.Permban nje staf profesional si :Operator zeri,redaktor lajmeve si dhe forum Chat per tu argetuar.Permes kesaj radio ne ju paraqesim:Kur`an,Ligjerata,Ilahi,Poezi islame si dhe emisione direkte me Hoxhallar te ndryshem.Radio perendimi synon perhapjen e dituris islame dhe rrenjezimin e metadologjis te te gjithe Muslimaneve te rajonit dhe ata qe hulumtoj pas te vertetes.Pasi qe Muhammedi alejhi selam ka thene: Ndihmone fene tuaj dhe une do ju ndihmoje juve. Behu edhe ti pjes e kesaj Radio. Radio Perendimi Frekuencat e zemres tuaj Interesi dhe qëllimi: -të ndihmojë në vetëdijesimin e muslimanëve dhe zgjimin e radhës së tyre; -të kontribuoj në ngritjen e ideve përparimtare; -të rruajë dhe të forcojë edhe më shumë shkëlqimin e traditës islamo-shqiptare; -të ndërlidh tradicionalen me bashkëkohoren, dhe -të zhvilloj një mundësi të re për jetësimin e vërtetë të islamit dhe të praktikës së Muhammedit, alehi-s-selam, në këto kohë të turbullta, etj. Radio Perendimi i ka bashkëpunëtorët, miqtë dhe dashamirët e vet. Ai bashkërisht me to kontribuon në ringjalljen e diturive tradicionale dhe në gjetjen e zgjidhjeve të reja , si dhe kultivimin e gjeneratës së re islamike, respektivisht në formimin e brezit të ri islamik. Radio Perendimi nuk ka lindur si frustracion, por si nevojë e domosdoshme e kohës. Atë e presin edhe shumë punë dhe sfida të rëndësishme. Qëllimi esencial pse ekziston Radio Perendimi -ja është rruajtja e trashëgimisë së mendimit islam në trevat tona dhe përcjellja e tij tek gjeneratat e ardhshme, duke vazhduar keshtu rrugen e Ehli Sunnetit dhe Xhema’tit, të ndërtuar dhe rruajtur kaq shumë vite, gjeneratë pas gjenerate, si thesarin më të çmuar të organizmit njerëzor.