SI T’I SHLYEJ GJYNAHET E MIA?

SI T’I SHLYEJ GJYNAHET E MIA?

Në vazhdim do t’i cekim disa adhurime, të lehta dhe të përditshme, mirëpo me peshë të rëndë, ngase ato i shlyejnë gjynahet dhe kjo padyshim është dhunti e madhe prej Allahut.
1. Shlyeji ato me këtë hadith: “Nuk ka njeri në tokë i cili thotë: La ilahe il-lAllah, vAllahu ekber, ve la haule ve la kuvete il-la bil-lah (nuk i takon adhurimi askujt përveç Allahut, Allahu është më i madhi, nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut), vetëm se i falen atij gjynahet, qofshin ato edhe sa shkuma e detit.”
2. Shlyeji ato pas ngrënies së ushqimit: “Kush ha ushqim dhe pastaj thotë: Falënderimi i takon Allahut që më ushqeu me këtë ushqim dhe më furnizoi me lehtësi, pa ndihmën dhe fuqinë time; i falen gjynahet e mëparshme.”
3. Shlyeji ato pas veshjes së rrobave të tua: “Kush e vesh rrobën dhe thotë: Falënderimi i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta vesh këtë rrobë dhe më furnizoi me lehtësi me të, pa ndihmën dhe fuqinë time, i falen gjynahet e mëparshme.”
4. Shlyeji ato gjatë ditës tënde me hadithin: “Kush thotë: Subhanallahi ue bihamdihi (I Lartësuar qoftë Allahu, Atij i takon Lavdërimi), në ditë njëqind herë, i fshihen gjynahet edhe po të ishin ato sa shkuma e detit.”
5. Shlyeji ato pas namazit: Kush thotë pas çdo namazi 33 herë Subhanallah (I Lartësuar qoftë Allahu), 33 herë Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) dhe 33 herë Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi), 99 në tërësi dhe e plotëson të 100 me fjalën la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el Mulku, ve lehu el Hamdu, ve huve ala kul-li shejin kadir (Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetëm e i parival. Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm mbi çdo gjë),i fshihen gjynahet edhe po të ishin sa shkuma e detit.”
6.. Shlyeji ato para gjumit tënd: “Kush thotë kur bie në shtratin e tij: La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el Mulku, ve lehu el Hamdu, ve huve ala kul-li shejin kadir, la hauele ve la kuvete il-la bil-lahi, el Alij, el Adhim, subhan-Allah, elhamdulilah, ve la ilahe il-lAllah, vAllahu ekber (Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, i Cili është një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe Falënderimi, Ai është mbi çdo send i Plotfuqishëm, i Lartë, i Madhëruar, i Lartësuar qoftë Allahu, falënderimi i takon Allahut, nuk ka të adhuruar tjetër, përveç Allahut, Allahu është më i Madhi), i fshihen gjynahet edhe po të ishin sa shkuma e detit.”
7. Shlyeji ato gjatë ezanit: “Kush thotë kur e dëgjon myezinin: Esh-hedu en la ilahe il-lAllahu, vahdehu la sherike lehu, ve en-ne Muhameden abduhu ve resuluhu, redijtu bil-lahi rab-ben, ve bi Muhamedin resulen, ve bil islami dinen (Dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq, dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, që Muhamedi është Pejgamberi im dhe që Islami është feja ime), i falen atij gjynahet.”
8. Shlyeji ato me istigfarin (kërkim faljen) tënd: “Kush thotë: Estagfirullahe, el-ledhi la ilahe il-la huve, el Hajje el Kajume, ve etubu ilejhi (Kërkoj faljen e Allahut, i Cili nuk ka të adhuruar përveç Tij, i Gjalli, Mbikëqyrësi, dhe tek Ai pendohem),i falen atij edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”

Shfrytëzoj këto mundësi sepse vërtetë janë të lehta për t’u praktikuar, por peshojn rënd tek Allahu.

administrator

Related Articles