Si u vendosën 5 kohët e namazit?! Takimi i Profetit Muhammed Alejhi Selam me profetet e tjere

Një ndër 5 shtyllat e fesë hyjnore Islame, është edhe namazi. Namazi përmban kohët e tij dhe është obligim për çdo besimtar/e musliman/e të falë 5 kohët e namazit. Popujt e tjerë përpara se t’i shpallej profecia hyjnore Muhammedit [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] nuk kanë pasur të njëjtat kohë falje me namazin që ne falim sot! Një ndër mrekullitë e Profecisë së Muhammedit [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] është edhe nata e Isra-së dhe Miraxhit.

Pasi Profeti i njerzimit Muhammedi [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] kishte kaluar sprova të vështira ndodhi udhëtimi i tij drejt 7 Qiejve. Në tekstin e mëposhtëm do të lexoni një pasqyrim të hollësishm të kësaj ngjarje të mrekullushme dhe të argumentuar. Nata e Isra-së dhe obligimi i namazit. Sipas Enesit r.a, Ebu Dherri r,a ka treguar se i Dërguari i All-llahut Alejhi Selam, ka thënë: “ Kur isha në Mekë, çatia e shtëpisë sime u hap dhe zbriti Xhibrili a.s i cili më hapi gjoksin dhe ma lau atë me ujë Zemzemi. Pastaj ai solli një tabaka të artë të mbushur plot me urtësi dhe iman dhe pasi zbrazi në gjoksin tim ç’kishte në tabaka, e mbylli përsëri. Pas kësaj, ai më mori mua për dore dhe u ngjit lart bashkë me mua në qiellin e dynjasë, i cili është qielli më i afërt, Sapo arrita në qiellin e para, Xhibrili a.s i tha rojes së qiellit: Hape portën! Roja e pyet: A është tjetër kush me ty?! Po! Me mua është Muhammedi [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] A është i ftuar?! Xhibrili i tha: Po.

Kështu ai e hapi portën dhe në po ngjiteshim në qiellin e dynjasë, rrugës pamë një burrë të ulur në dhe në të djthtë të tij një mori njerëzit, edhe në të majtë një mori tjetër njerëzish! Kur shikonte nga e djathta qeshte dhe kur shikonte nga e majta qante. Pastaj ai më tha: “Mirë se vjen, Pejgamber i drejtë, dhe bir i drejtë!” E pyeta Xhirbrilin: “Kush është ky?” Ai më tha: “Ky është Ademi ( babai i njerzimit), ndërsa këto turma të mëdha në të djathtë dhe në të majtë të tij janë pasardhësit e tij. ata nga e djtahta janë banorët e Xhennetit, ndërsa nga turma në të majtë janë banorët e Zjarrit.
Kur shikon nga e djathta ai qesh ndërsa kur shikon nga e majta qan. E ndoqa këtë pamje derisa Xhibrili a.s më ngjiti në qiellin e dytë. Ai i tha rojës: • Hape portën! • Roja e pyet: A është tjetër kush me ty?! • Po! Me mua është Muhammedi [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] • A është i ftuar?! • Xhibrili i tha: Po. Në qiellin e dytë Profeti [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] takoi Isain a.s ( Jezusin) dhe Jahja a.s ( Gjon Pagëzoni). Ata e përgëzuan, i folën më fjalë të këndshme dhe të mira. Jo pa qëllim Profeti i njerzimit Muhammedi [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] takoi Isain a.s. Kjo sepse në Tokë njerzit kishin devijuar dhe e kishin quajtur atë si bir të Zotit dhe Zoti i Madh ia nxori që të jetë argument për botën dhe gjithë njerzimin.

Duke ngjtiur qiejt së bashku me Xhirbilin, Profeti Muhammed [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ka takuar edhe profetët e tjere të Zotit të madh si: Ademin, Isain, Idrizi, Musain dhe Ibraihimin a.s. Enesi r.a ka treguar: “Kur Xhibrili a.s së basku me Pejgamberin [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] kaluan pranë Idrisit ky i tha: “ Mirë se vjen o Pejgamber i drejtë dhe vëlla i drejt.” Pejgamberi a.s shtoi: “Kalova pranë Musait i cili më tha: “Mirë se erdhe o Pejgamber i drejtë dhe vëlla i drejtë.” E pyeta Xhibrilin: • Kush është ky?! • Ky është Musai! Më pas Profeti i njerzimit Muhammedi [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] takoi Ibrahimin a.s dhe u ngjit me Xhibrilin në një vend aq lart saqë atje dëgjova gërvishtjet e kalemave që shkruanin thotë Profeti Muhammed Alejhi Selam. Xhibrili u ndal dhe i tha Profetit të vazhdonte më tej sepse asnjë krijesë tjetër nuk kishte të drejtën që ta kalonte. E pyeti Ebu Dheri r.a Profetin Muhammed Alejhi Selam: “ O i Dërguar i All-llahut, a e pe Zotin tënd?!” Profeti Alejhi Selam iu përgjigj: “ Dritë të madhe kam parë.” Dijetarët e kanë shpjeguar se ka parë perdet e të Madhit Zot, jo Zotin e Gjithësisë, i Cili do të shikohet qartë në Xhennet si hëna e plotë.
Enesi r.a tansmeton nga Pejgamberi Alejhi Selam: “Kështu All-llahu i bëri detyrim për ndjekësit e mi pesëdhjetë namaze. Me ketë urdhër të All-llahut u ktheva, kur takova Musanë, i cili më tha: “ Çfarë bëri detyrim All-llahu?! I thashë: “ Më urdhëroi 50 namaze.” Musai a.s i këkoi Profetit Muhammed Alejhi Selam, të shkontë dhe t’i kërkonte Krijuesit të përgjysmoheshin namazet.

Më pas u vendosën 5 kohët e namazit që ne i falim edhe në ditët e sotme. Kjo është një ndër argumentet e shumta për Profecinë hyjnore. Kur nje njeri jo besimtar i dëgjon këto realitete të ndodhura ngushtohet në vetvete dhe nuk do t’i besojë. Pasi Profeti Muhammed a.s zbriti në Tokë, ai filloi t’ia u tregojë edhe banorëve të tjerë të Mekës. Ata menduan se e kapën ngushtë Profetin sepse ai asnjëherë nuk kishte qënë në palestine. Ku u bë dhe nisja për në shtatë qiejt. Xhamia Alaksa. Banorët e Mekës filluan ta pyesnin për Xhaminë el- Alaksa, por koha kur ishte nisur Profeti Alejhi Selam ishte natë. Thotë i dërguari i All-llahut, Muhammedi [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem]: “ Më erdhi Xhibrili në çast dhe më pasqyroi me pamje Xhaminë Alaksa.” Pasi Profeti ia u shpjegoi Xhaminë Alaksa ata thanë: “Per Xhaminë ke të drejtë por për historinë gënjën.” Kjo sepse ata nuk donin të besonin.

About Afrim Tepelena